Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Paqja qoftë mbi çdo besimtar

Paqja qoftë mbi çdo besimtar

paqja
Paqja qoftë mbi çdo besimtar të shqetësuar!
Paqja qoftë mbi çdo besimtar të pikëlluar e të dëshpëruar!
Paqja qoftë mbi çdo besimtar që vuan nga verbëria!
Paqja qoftë mbi çdo besimtar të thyer apo të plagosur!
Paqja qoftë mbi ata që kanë trishtuar familjen e tyre!
Paqja qoftë mbi ata që i kanë lënduar të dashurit dhe të afërmit!
Paqja qoftë mbi atë që i ka humbur prindërit e tij!
Paqja qoftë mbi atë që është ndarë nga vëllezërit, shokët apo motrat!
Paqja qoftë mbi atë që i janë lënduar djemtë e vajzat e tij!
Paqja qoftë mbi çdo besimtar të shqetësur e të brengosur!
Paqja qoftë mbi atë që e godasin fatkeqësitë!
Paqja qoftë mbi atë që sprovat e mëdha ia shtojnë pikëllimin!
Paqja qoftë mbi çdo besimtar, i cili e ka dorën e tij të këputur apo të paralizuar!
Paqja qoftë mbi atë që e ka një këmbë të këputur!
Paqja qoftë mbi njerëzit e fatkeqësive, të cilët janë nga robërit besimtarë në Allahun!

Allahu ua shumëfishoftë shpërblimin tuaj! Dhe Allahu ua shëroftë plagët tuaja, ua kompensoftë me të mirë në këtë jetë dhe në ahiret për atë që e keni humbur!
Kush përveç Allahut mund të shërojë plagët tuaja dhe kush përveç Allahut mund t’ua largojë hidhërimin dhe pikëllimin?
Kush përveç Allahut mund t’u ofrojë shoqëri në atë vend të vetmisë së plotë dhe t’ua rikthejë begatitë që i keni humbur???

Është shtëpia e vuajtjeve (dynjaja)
Është shtëpia e mjerueshme (dynjaja), në të cilën Ai ka derdhur sprovat mbi besimtarët.
Andaj, dëgjo i dëshpëruari, i stresuari e i brengosuri vëllai/motra im/e këto fjalë që dalin nga fundi i zemrës sime . . .E lus Allahun e Madhëruar t’ua largojë me të brengat tuaja dhe t’ua largojë me të pikëllimin tuaj dhe t’a bëni atë sinqerisht për fytyrën e Tij, e dobishme në ditën e takimit me Të !!!/mjeksiaislame/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Arritjet e tua lidhen me forcën e vullnetit tënd

Shejkh Shenkiti

Tags:

Categories

Archives