Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Papunësia në eurozonë arrinë në 12 për qind


Papunësia në eurozonë arrinë në 12 për qind


Papunësia në bllokun e eurozonës arriti shifrën e re rekord 12 për qind.

Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostati tha sot se niveli i papunësisë është i njëjtë për janarin dhe shkurtin. Sipas tij, më shumë se 19 milionë njerëz janë të papunë në eurozonë.

Në një anketë tjetër ritmi i prodhimit vazhdon të bjerë në Evropë, me humbje të vendeve të punës në këtë sektor për 14 muaj me rradhë.

Raporti i fundit vazhdon të tregojë një hendek të gjerë në nivelin e papunësisë mes vende të ndryshme të eurozonës.  Në Spanjë dhe Greqi më shumë se 25 për qind e forcës punëtore janë të papunë. Ndërkohë në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, papunësia është në nivelin 5,4 për qind.

Eurozona vazhdon përpjekjet e rimëkëmbjes nga kriza tre vjeçare e borxheve qeveritare. Vetëm javën e kaluar, vendet e eurozonës, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja miratuan 13 miliardë dollarë ndihma për Qipron, vendi i pestë që ka nevojë për ndihma shpëtimi.zeriamerikes/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Simoni ju tregon “sekretin” e tij të madh: Ja si e ndërtova unë shtëpinë time ekologjike me pak para

Categories

Archives