Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PAPËRGJEGJËSIA PROFESIONALE E MEDIAVE

PAPËRGJEGJËSIA PROFESIONALE E MEDIAVE

sedat islami

Ndër kriteret bazë të mediave është verifikimi i lajmit. Jo çdo gjë publikohet ngase njerëzit e kanë traditë që të flasin të vërteta dhe të pavërteta. Ndonjëherë, ndoshta edhe pa qëllim të keq, ata mund të transmetojnë gjëra që nuk i kanë kuptuar. Kështu, sikur t’i jepej hapësirë çdo thënie e hiqaje, mediat më mirë të emërtoheshin forume barsoletash e thashethemesh se sa portale informimi. E them me keqardhje se kriteri i verifikimit të lajmit i mungon shumë mediave tona. Nën trysninë e llajkave dhe klikimeve, ato nguten se kush do të publikojë më parë një lajm ndërsa për korrektësinë e lajmit, për përmbajtjen e tij si dhe për drejtshkrimin nuk kujdesen fare. Nëse doni të bindeni, urdhëroni dhe hidhuani një shikim të shpejtë, do të gjeni edhe më keq se këtë që po them.
Por, shkelja e këtij kriteri, sikur shpërfillet më shumë kur në pyetje është ndonjë gjë që ka të bëjë me Islamin dhe muslimanët. Tashmë është e njohur se mediat Islamin e kanë bërë lajm komercial. Nëse qeveria e bënte për t’i mbuluar dështimet dhe për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e vërteta, mediat, si grykëse dhe sahanlëpirëse, këtë po e bëjnë për llajka dhe klikime. Paramendoni expressin, gazetën e të krishterit Berat Buzhalës, e cila nuk fsheh simpatinë për krishterimin në ndërkohë që nuk kursehet nga armiqësia ndaj Islamit, bën anketë online për çështjen e shamisë. Kanë qenë 50.000 klikime. Unë i falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat që kanë votuar sepse kanë treguar bindjen dhe opinion e tyre, por me këtë asgjë nuk ka ndryshuar. Me përjashtim që këta intrigantë kanë fituar shuma parash nga klikimet tona.
Kështu, ngjau edhe këto ditë, kur Koha Ditore u nxitua të publikonte lajmin për kinse kërcënimin e marrjes peng të një avioni që udhëtonte nga Zvicra në Kosovë nga një islamist, që kishte një shkrepëse në dorë, një shishe dhe që thërriste Allahu Ekber. Nuk kaloi shumë dhe lajmi u përgënjeshtrua nga policia. E tëra që bëhej fjalë ishte se një njeri, siç duket me çrrgeullime psikike, i cili gjatë ngritjes së aeroplanit kur duhet të jenë të ulur të gjithë pasagjerët, është ngritur në këmbë, ndërsa stjuardesat, siç e kanë detyrë, kanë shkuar për ta qetësuar. Deklarata policore thotë se nuk bëhej fjalë për asnjë kërcënim dhe se personi nuk kishte thënë Allahu Ekber.
Pra, një gënjeshtër e sajuar nga Koha Ditore, dhe kjo nuk është hera e parë. Kështu vepruan edhe me lajmin për abuzimin e varrezave të dëshmorëve në Vushtrri, ku fajësuan “mjekroshët”, ndërsa doli të jetë gënjeshtër. Atë e kishin bërë ca fëmijë.
E, për çudi, gënjeshtrën e Koha Ditores, kësaj radhe na e zbulon expressi. Armiqësimi i gënjeshtarëve ndërmjet vete mbase ka rezultate. Ai zbulon identitetin e vërtetë të tyre dhe krimet ë i kanë për kohë të gjatë.
Të nderuar vëllezër dhe motra,
Këto media na shfrytëzojnë, na shpifin, na urrejnë, nga degradojnë, dhe para se të mendojmë që t’i hedhim në gjykatë, të mendojmë për të themeluar një portal informues. Gjykatat janë qelbur nga korrupsioni. Sa shumë do të isha i kënaqur sikur këto fjalë të përçoheshin si mesazh në veshët e vëllezërve dhe motrave që janë kompetentë të fushave të informimit dhe gazetarisë që të themelojnë një portal informimi, i cili, jo vetëm që do të ishte sipas kritereve, porse edhe do të ishte moral, ngase pornografia e mediave tona na shkatërroi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Të gjithë duhet t’i shërbejmë unitetit

Hoxhe Sedat Islami

Categories

Archives