Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Panariti në Lindjen e Mesme

Panariti në Lindjen e Mesme

Edmond Panariti

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, u nis në një udhëtim zyrtar disa vende të Lindjes së Mesme. Ai do të jetë fillimisht në Republikën Arabe të Egjiptit, për të vazhduar më tej në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Libanit.

Gjatë vizitave në kryeqytetet e këtyre vendeve, ai do të zhvillojë takime me Ministrat e Jashtëm, me personalitete të tjerë të lartë, me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të diasporës shqiptare, transmeton NOA.

Tema qendrore e bisedimeve të Ministrit Panariti me mirëpritësit e tij, do të jetë shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështje të politikës së jashtme, nxitja e mëtejshme e dialogut politik si dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok. /Telegrafi/

Categories

Archives