Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pakistan, dronët amerikan sulmojnë medresenë, 5 viktima


Pakistan, dronët amerikan sulmojnë medresenë, 5 viktima


Një avion i telekomanduar amerikan ka sulmuar një medrese në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën pesë njerëz, njofton policia.

aeroplani

Fareed Khan, oficer i policisë, tha se avioni pa pilot hodhi të paktën tri raketa në medresen e qarkut Hangu, duke vrarë dy mësues dhe tre studentë. Sulmi ndodhi vetëm pak minuta para lindjes së diellit.

Shumica e sulmeve me dronë kryhen në rajonin Veziristan të Pakistanit, ku SHBA pretendon se fshihen talebanët. Por kohët e fundit sulmet nuk muguan as në vendet me popullsi të dendur.

Sulmi i sotëm erdhi vetëm një ditë pasi shefi i politikës së jashtme të Pakistanit, Sartaj Aziz, tha se SHBA ka premtuar se nuk do të kryejë sulme me dronë përderisa qeveria po përpiqet të angazhohet në bisedimet e paqes me talebanët.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar mbi vërejtjet e Aziz.

Sulmi i mëparshëm me avion të telekomanduar në Pakistan, i cili u realizua më 1 nëntor, la të vrarë udhëheqësin e Talibanëve pakistanez Hakimullah Mehsud, një sulm i denoncuar nga vetë Pakistani. Vrasja e Mehsud ka paralizuar bisedimet e paqes mes Pakistanit dhe Talebanëve, dhe ka kthyer mbrapsht përpjekjet e vendit për të kthyer stabilitetin në rajonet e trazuara. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  A. Saudite: Mbështesim sulmet nëse i mbështet populli

Categories

Archives