Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pakesohen shqiptaret ne Kosove


Pakesohen shqiptaret ne Kosove


kosovaEnver Bujupi nga Komuna e Drenasit, pa dëshirën e tij është detyruar që të heqë dorë nga shtetësia kosovare.

Enveri, i cili jeton me familjen në Gjermani që nga koha e pasluftës, ka thënë se Landi i Bavarisë ku

ai punon nuk ia ka lejuar mbajtjen e dy shtetësive.

Si pasojë e kësaj, ai është detyruar që të zgjedhë mes qëndrimit atje apo kthimit në Kosovë. “Kam vendosur të heq dorë nga shtetësia e Kosovës sepse në të kundërtën është dashur ta lëshoja Gjermaninë. Unë atje jetoj me familje, kam edhe punën. Nuk kam pasur asnjë mundësi që të kthehem në Kosovë”, ka shpjeguar Bujupi, shkruan Tribuna.

Ai ka thënë se nuk është ndier mirë kur ka aplikuar për nënshtetësi të re, por ka vlerësuar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër në rrethanat aktuale.

Si Bujupi, janë edhe shumë kosovarë tjerë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vendet e Bashkimit Evropian, e që janë të detyruar t’i respektojnë ligjet e shteteve përkatëse të cilat nuk lejojnë dyshtetësin.infoislame/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ipeshkvia e Kosovës kundërshton deklaratën e shkrimtarit Kim Mehmeti

Categories

Archives