Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Pajisjet dhe termat më të kërkuar të 2013

Pajisjet dhe termat më të kërkuar të 2013

yahoo shqip

Pavarësisht se Android dominon tregjet e botës, ai dështoi që të kryesojë listën e pajisjeve më të kërkuara elektronike për 2013.

iPhone i Apple ishte mbreti suprem, duke u renditur si pajisja me e kërkuar e 2013. Tableti Kindle iAmazon doli i dyti, ndërsa Samsung Galaxy ishte i treti.

Pajisjet dhe termat më të kërkuar të 2013

Për sa i përket konsoleve, Sony ka kryesuar listën me PlayStation 4, duke lënë pas Microsoft Xbox One. PlayStation 4 ishte kërkimi i pestë më popullor në 2013, ndërsa Xbox One ishte i gjashti.

Pavarësisht një viti të keq, BlackBerry është renditur në vendin e shtatë. Ka pasur edhe një lajm të mirë për Nokia.

Telefoni inteligjent Nokia Lumia është renditur në vendin e nëntë, para konkurrentëve të tij më të afërt Android, edhe pse ndiqej nga Sony Xperia, i cili mbyllte listën.

Termat më të kërkuar në Yahoo gjatë vitit 2013 ishte foshnja mbretërore. Miley Cyrus ishte e dyta.

Dhjetë termat më të kërkuar të vitit janë si më poshtë:

Foshnja Mbretërore

Miley Cyrus

Susanna Reid

Andy Murray

Game of Thrones

Candy Crush Saga

Breaking Bad

Gareth Bale

False Widow Spider/krokodili.al/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Xiaomi prezanton telefonin më të shpejtë ndonjëherë?!

Categories

Archives