Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Orizi është i dobishëm, sepse ai të mbledh barkun dhe forcon e mbron stomakun

Orizi është i dobishëm, sepse ai të mbledh barkun dhe forcon e mbron stomakun

Orizi (Aruz) Ka dy hadithe të trilluara që flasin për orizin. I pari thotë: “Nëse ai do ishte një burrë, do të qe tip i duruar.” Ndërsa i dyti: “Çdo gjë që e prodhon toka ka një sëmundje dhe një ilaç, përveç orizit, i cili është vetëm ilaç e nuk ka sëmundje (ose efekte anësore).” I përmendëm këto hadithe të rreme, me qëllim që njerëzit të mos ia mveshin ato gabimisht Pejgamberit (s.a.u.s.). Orizi është i nxehtë e i thatë dhe përbën një nga drithërat më ushqyes pas grurit. Orizi është i dobishëm, sepse ai të mbledh barkun dhe forcon e mbron stomakun. Doktorët indianë mëtojnë se ai është ushqimi më i dobishëm po të gatuhet me qumësht lope (sytliaç). Orizi është plot vlera ushqimore, zhvillon trupin, rrit prodhimin e spermës dhe shkëlqen ngjyrën e lëkurës.

Categories

Archives