Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Origano vret bakteret dhe ndihmon tek alergjitë…



Origano vret bakteret dhe ndihmon tek alergjitë…

Origano është bimë mesdhetare, e cila shpeshherë përdoret edhe si erëz. Shumë hulumtime shkencore kanë vërtetuar se kjo bimë ka veti shëruese. Por, kohëve të fundit flitet shumë edhe për vetitë shëruese të vajit të origanos. Është antiseptiku më i fuqishëm natyral.

Si përdoret vaji i origanos?

Sugjerohet doza nga 1 deri 4 pika, tri herë në ditë. Kjo do të thotë maksimumi 12 pika në ditë, por kurrsesi t’i merrni përnjëherë. Alivani ka shije të fortë, kështu që duhet të përzihet me ujë ose me lëngje apo të merret në formë të pilulës, por kurrsesi ta pini shpesh.1116

Përbërësit antibakterialë

Studime të shumta kanë vërtetuar se vaji i orgianos është luftues i infeksioneve. Një dozë e vogël e këtij vajit ndikon kundër 25 llojeve të ndryshme të baktereve.

Kundër alergjive





Vaji i origanos përmban acid të rozmarinës, që është antihistaminik dhe antioksidues më i fortë se vitamina E. Më së shpeshti përdoret në shërimin e reaksioneve alergjike, astmës bronkiale dhe gjingjivitit.

Mbron të parit dhe dëgjimin

Përbërësit prej një antioksiduesi të vajit të origanos ndikojnë në ruajtjen e shëndetit. Mbron prej radikalëve të lirë si dhe shërojnë tashmë qelizat e dëmtuara. Dihet se antioksiduesit parandalojnë plakjen, mbrojnë nga kanceri si dhe parandalojnë humbjen e të parit dhe dëgjimit.





Categories

Archives