Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Organizatat e ndihmes, alarm per gjendjen e refugjateve palestinez

Organizatat e ndihmes, alarm per gjendjen e refugjateve palestinez

Organizatat Humanitare të Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e refugjatëve pranë kësaj organizate, kanë alarmuar për gjendjen e refugjatëve palestinez, dhe kanë bërë thirrje për ndihmë shtesë peej 687 milion dollarë. UNRWA tha se një shumë e këtillë nevojitet për të përmbushur nevojat e refugjatëve palestinezë për vitin e ardhshëm.

organizata

Zëvendës Komisioneri i UNRWA, Margot Ellis, deklaroi se plotësimi i nevojave të refugjatëve palestinezë varet nga shtetet anëtare të OKB-s. Ellis shtoi se refugjatët palestinezë kanë nevojë për asistencë personale dhe institucionale, dhe se për të duhen 687 milion dollarë. Këto të holla do të përdoren për nevojat themelore të refugjatëve, si ushqimi, shëndetësia dhe shpenzimet e arsimit.

Rreth 5 milionë refugjatë palestinezë të cilët janë të detyruar të emigrojnë për shkak të sulmeve të Izraelit që nga viti 1950 jetojnë në pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme, ku përballen me sfida në arsim, shëndetësi, strehim dhe objekte të tjera sociale.

Buxheti i UNRWA, shumica e të cilave vjen nga donacionet, është mbështetur pjesërisht nga buxheti i rregullt të OKB-së. /mesazhi/

Categories

Archives