Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Operacioni i një hafëzi të Kuranit!


Operacioni i një hafëzi të Kuranit!


spitali

Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, thotë: Mu betua një mjek nga Kajro të cilin e njoh dhe më tha: Shejh Muhamed, prej asaj më të çuditshmes që e kam parë në jetën time është se një ditë në spital na erdhi një hafëz i Kuranit që ta kryen një operacion. Njeriu i kishte tejkaluar të gjashtëdhjetat, mjekra e tij ishte zbardhur kurse fytyra i ndriçonte dhe i shkëlqente. Kur i veshi rrobat e operacionit filloi të qan dhe i thash: Pse po qan?! Mashalla, ti je hafëz i Kuranit, fytyra jote shkëlqen dhe ti je imami jonë.

Më tha: O biri im, pasha Allahun unë nuk qaj nga frika e vdekjes apo nga frika e operacionit. – Subhanallah! Po pse po qan?! – i thashë.

Pasha Allahun, unë u interesova se sa do të zgjatë operacioni dhe më thanë se ka mundësi të zgjat më shumë se katër orë!

Po. Ka mundësi që operacioni të zgjat katër, pesë apo gjashtë orë – iu përgjigja.

Elhamdulilah, tha plaku.

A je i frikuar – e pyeta?! Më tha: Jo, jo! Mirë, atëherë pse po qan?!

Plaku më tha: Pasha Allahun, po qaj se sot nuk do të mundem ta lexoj pjesën që e kam të caktuar nga Kurani.

Sa lexon nga Kurani brenda një dite?! – i thash.

Allahu është meritor që unë ta përfundoj leximin e Kuranit çdo tre ditë. Pra, unë në dite lexoj nga dhjetë xhuza. Mirëpo tash po frikohem se nuk do të mundem ta lexoj pjesën e caktuar ditore të Kuranit.

Mjeku tha: Në vetvete ndjeva turp dhe nënçmim të madh … njeriu në operacion frikohet se do t’i ik leximi i Kuranit!! Ai i sëmurë kurse unë shëndoshë e mirë! Ka mundësi të kalon një javë apo dy javë apo një muaj dhe nuk e lexoj një ajet nga Libri i Allahut!! Plaku më shikoi dhe më tha: O biri im?!

Një shkrim tjetër i dobishëm  C'ke o shpirt i shqetesuar!!???

I thashë: Po urdhëro?

Dëshiroj t’i fali dy rekate dhe kur të më vendosni në vendin ku do të më operoni ju lutem të më lini një orë të plotë që ta lexoj pjesën e caktuar të Kuranit. Pasi që të kalon një orë le të vjen mjeku dhe le të më japin anestezionin dhe e lus Allahun që të na jep mua dhe ty sukses në këtë operacion!

I thashë u krye, me lejen e Allahut.

E vendosem në sallë të operacionit dhe e lamë të rrinë një orë. Plaku ishte hafëz dhe me meritën e Allahut filloi të lexon Kuran dhe pasi që kaloi një orë iu afrua mjeku dhe ia dha anestezionin dhe e humbi vetëdijen. Mjekët tjerë iu afruan ta operojnë dhe pasha Allahun shejh Muhamed, plaku gjatë tërë operacionit lexonte Kuran edhe atë me zë të lartë. Pasha Allahun, nuk u ndalte duke e lexuar Librin e Allahut edhe pse nuk ishte në vetëdije.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

image_pdf

Categories

Archives