Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Omega3, mrekullia e një yndyre çudibërëse


Omega3, mrekullia e një yndyre çudibërëse


 omega 3

Sipas shumë studimeve të fundit shkencore, yndyrat e peshkut kanë një aftësi për t’i mbrojtur qelizat nga plakja dhe jo vetëm kaq. Ato mund të parandalojnë tumoret, sëmundjet kardiovaskulare, depresionin. Ja në ç’mënyrë:

Omega3 është një yndyrë që përftohet nga prodhimet e detit. Sipas një studimi të fundit të publikuar në një revistë shkencore amerikane, del në pah se në çfarë mënyre acidet e kësaj yndyre janë të afta që ta mbrojnë qelizën nga fenomeni i plakjes. Madje ka shkencëtarë që thonë se janë në prag të vërtetimit të një tjetër vetie të mrekullueshme të kësaj yndyre: aftësisë për ta mbrojtur femrën nga tumori i gjirit. Entuziazmi që ka ngjallur diçka e tillë në rrethet shkencore, është kaq i madh, sa të shumtë janë ata që e kanë cilësuar tashmë Omega3 si “mbretëreshën” e yndyrave. Madje, pikërisht zhdukja e yndyrave të tilla nga dieta e perëndimorëve është një nga faktorët e problemeve të mëdha shëndetësore me të cilat janë përballur për shumë vite, përfshi edhe kancerin e gjirit. Kjo, sepse sipas studiuesve, Omega3 ka një aftësi shumë të mirë për të mbrojtur arteriet kardiovaskulare nga plakja cerebrale dhe parandalon një numër të madh shqetësimesh, ndër të cilat mund të përmendim depresionin, problemet me veshkat, kolitin dhe disa forma tumorale. Por për çfarë bëhet fjalë më konkretisht? kur flasim për Omega3, kemi parasysh të paktën 3 lloj acidesh të ndryshme: më të njohurit (acidi eikosapentaenoiko, Epa dhe ai dokoesaenoiiko Dha) janë të pranishëm kryesisht në prodhimet e detit dhe duhet që të bëjnë patjetër pjesë në dietën tonë. Kjo do të thotë me pak fjalë që duhet të konsumojmë shumë më shpesh peshk nga sa kemi bërë deri më tani dhe veçanërisht i këshillueshëm është salmoni. Por edhe acidi i tretë i Omega3, ai alfa-linoleico Ala, është thelbësor për organizmin tonë, i cili nuk është i aftë që ta sintetizojë vetë një acid të tillë. Bëhet fjalë për një acid që gjendet shumë më shpesh në botën e zarzavateve, në yndyrën e farërave dhe te stikat. Pra një dietë e pasur me perime kryesisht të gjelbra është shumë e rëndësishme për të pasur një shëndet të mirë. E rëndësishme është gjithsesi që të shmangen yndyrat me origjinë shtazore. Pra një dietë e balancuar, e pasur me zarzavate dhe peshk, duhet që të jetë e mjaftueshme për të siguruar të gjithë elementët e nevojshëm për të përftuar Omega 3. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht për sa u përket grave shtatzëna në momentet e formimit të embrionit të foshnjës së ardhshme. Janë acide që shërbejnë për të siguruar një zhvillim të rregullt të fetusit. Dhe nuk është aspak e nevojshme që një grua, e cila ka një dietë të tillë, të përdorë edhe vitamina apo elementë të tjerë farmaceutikë. I rëndësishëm është jo vetëm përdorimi i peshkut, por edhe mënyra e këtij përdorimi. Sigurisht që përparësi në këtë rast ka peshku i freskët dhe më pas vjen ai i konservuari, që sigurisht ka më pak vlera. Po ja cilat janë më konkretisht disa nga përparësitë e këtyre yndyrave:
Mbrojtja e qelizave

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi

Duke vëzhguar atë që ndodhte me qelizat e pacientëve pas injektimit të Omega3 në organizëm, një mjek pati një ide mbi të cilin bazoi një studim të tërë. Studimi synonte zbulimin e mënyrës së funksionimit të Omega3 te qeliza dhe më saktësisht efektin e tyre te telomeret, ose qimet mbrojtëse që ndodhen në majë të kromozomeve që bëjnë edhe transportin e ADN-së. Sa më të gjata të jenë këto qime, aq më mirë është, sepse me kalimin e kohës ato shkurtohen dhe rrallohen dhe kjo bën që ta ulin ndjeshëm shpejtësinë dhe cilësinë e funksionit të tyre. Pikërisht Omega3 ka një ndikim shumë pozitiv në ruajtjen e jetëgjatësisë së këtyre qimeve dhe në një farë mënyre kjo ndikon indirekt në shmangien e plakjes së njeriut. Pra, me pak fjalë, ata persona që kanë më shumë yndyra peshku në trup, i kanë më të gjata telomeret. Shpjegimi për këtë është se kjo lloj yndyre shkatërron oksidimin që është një nga faktorët erozivë të të gjitha organeve të trupit të njeriut.
Ndihma për zemrën

Në Shtetet e Bashkuara, ata që kanë kaluar probleme në zemër, kryesisht një infarkt, marrin doza Omega3. Edhe sot, në nivel ndërkombëtar ka një marrëveshje në lidhje me efektet pozitive që ka në zemër Omega3. Madje, sipas një studimi, ka një rënie të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës tek ata persona që e përdorin këtë lloj yndyre më rregullisht, krahasuar me ata që e përdorin në sasi më të vogël.
Kanceri

Një nga arsyet e entuziazmit për Omega3 është edhe fakti që shumë studiues mendojnë se një efekt parandalues Omega3 mund të ketë edhe ndaj kancerit. Kështu, është marrë në studim një kampion grash pas menopauzës, të cilat u ndanë në dy grupe, në ato që kishin marrë një sasi të konsiderueshme vaji dhe në ato që nuk e kishin marrë. Pas disa vitesh u vu re se gratë e grupit të parë ishin më të prirura që të mos zhvillonin kancer, ndërsa të dytat kishin më shumë prirje. Ky rezultat pati jehonë në të gjithë botën mjekësore, duke shtuar shumë shpresat e parandalimit të sëmundjeve të tilla.
Depresioni

Deri më sot ka ekzistuar bindja që Omega3 mund të parandalonte deri në njëfarë mase depresionin dhe kjo bazohej kryesisht te vëzhgimet epidemiologjike të profesorëve të ndryshëm, që zbuluan se depresioni në Gjermani ishte më i pakët në zonat bregdetare, pra aty ku njerëzit konsumojnë një sasi më të madhe peshku se në zona të tjera. Por së fundmi, një tezë e tillë është konfirmuar plotësisht.

Tags:

Categories

Archives