Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

OKB – Miratohet traktati për tregtinë e armëve

OKB – Miratohet traktati për tregtinë e armëve
UN GENERAL ASSEMBLY
154 anëtarë të OKB-së votuan për traktatin. Irani, Koreja e Veriut, Siria votuan kundër, 23 vende abstenuan
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara  ka miratuar me shumicë dërrmuese traktatin e parë mbi tregëtinë globale të armëve që synon mbajtjen e armëve larg nga terroristët dhe kriminelët e luftës.

154 anëtarë të OKB-së votuan për traktatin. Irani, Koreja e Veriut, Siria votuan kundër, 23 vende abstenuan.

Pasi të jetë ratifikuar nga të paktën 50 vende nënshkruesve, traktati do të ndalojë zyrtarisht prodhuesit e armëve t’u shesin armë kujtdo që mund të jetë i dyshuar për krime kundër njerëzimit, gjenocid, dhe krime lufte.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e quajti traktatin të fortë, efektiv dhe të zbatueshëm. Ai thotë se traktati mbron të drejtën e vendeve për të kryer tregti të ligjshme të armëve.

 

Categories

Archives