Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Obama uron myslimanët për Bajram


Obama uron myslimanët për Bajram


Presidenti amerikan, Barack Obama, së bashku me bashkëshorten ne tij, Michelle, i ka uruar myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, për Festën e Bajramit.

obama uron

“Gjatë muajit të kaluar, myslimanët e kanë nderuar fenë e tyre nëpërmjet lutjeve dhe shërbimit, agjërimit dhe kohës së kaluar me të dyashurit e tyre”, thuhet në deklaratën me shkrim për media të presidentit Obama, që e ka publikuar Shtëpia e Bardhë.

 

Mëtutje, presidenti amerikan thekson se “pas Iftarit të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë, unë isha krenar të kalojë kohë me disa nga amerikanët myslimanë, kontributi i të cilëve e pasuron demokracinë tonë dhe e forcon ekonominë tonë”, dhe shton se “shumë prej neve e kanë pasur mundësinë që të darkojnë me miqtë dhe kolegët myslimanë, traditë kjo që na përkujton të jemi mirënjohës për bekimet tona dhe të tregojmë mëshirë për ata që kanë pasur më pak fat në mesin tonë, përfshirë miliona sirianë, që Ramazanin e kaluan të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, familjet e tyre dhe nga të dyshurit e tyre”.

 

Në këtë kuadër, Obama thotë se “për t’i ndihmuar shumë sirianë, që kanë nevojë për këtë Bajram, Shtetet e Bashkuara dërgojnë ndihmë shtesë prej 195 milionë dollarësh në ushqime dhe ndihma të tjera humanitare, kështu që tash kontributi ynë humanitar për popullin e Sirisë, është mbi një miliard dollarë, prej se ka filluar kriza”.

 

“Për miliona amerikanë, Bajrami është pjesë e mozaikut të shumë traditave amerikane, dhe të gjithë myslimanëve u uroj Bajram të bekuar dhe të gëzuar”, përfundon presidenti Obama, deklaratën e tij me rastin e Festës së Bajramit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Eksperti amerikan: Vendimi është marrë, Shqipëria do pranojë armët kimike siriane (VIDEO)

Categories

Archives