Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O Zoti ynë!!

O Zoti ynë!!

lutje

O Zoti ynë! të kërkojmë më të mirin gjykim , më të mirën lutje, shpëtimin më të mirë, veprat më të mira, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë dhe vdekjen më të mirë. O Zot, na forco në fe, rëndojë peshoren e punëve tona të mira, plotësoje besimin tonë, lartësoji gradat tona, pranoje namazin tonë dhe fali gjynahet tona. O Zot, na jep gradat më të larta në Xhennet dhe përgjigju lutjeve tona! O Zot, hapi për ne dyert e mirësive, nga fillimi deri në fund, të dukshme apo të padukshme qofshin ato. O Zot, na jep gradat më të larta në Xhenet dhe përgjigju lutjeve tona! O Zot, na e lehteso kryerjën e veprave të mira, ato që i njohim dhe ato qe nuk i njohim. O Zot, na jep gradat më të larta në Xhennet dhe pergjigju lutjeve tona! O Zot, te lutemi të na ngesh lart emrin tonë, të na heqesh barrët tona të mëkateve, të përmirësosh punët tona, të na pastrosh zemrat tona, të na mbrosh nderin tonë, të na ndriçosh zemrat dhe të na faësh gjynahet! O Zot, na jep gradat më të larta në Xhenet dhe përgjigju lutjeve tona! O Zot, të lutëmi të na bekosh ne, dëgjimin tonë, shikimin tonë, shpirtin tonë, trupin tonë, moralin tonë, familjën tonë, jetën tonë dhe vdekjën tonë! Prandaj, na i prano veprat e mira, na jep gradat më të larta në Xhennet dhe përgjigju lutjeve tona!
Amin

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kushtoj vëmendje të veqantë dy ajeteve të fundit të sures Bekare!

Categories

Archives