Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O ZOT UMETI IM, UMETI IM!



O ZOT UMETI IM, UMETI IM!

O ZOT UMETI IM, UMETI IM!

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se është falur Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem një natë dhe recitonte këtë ajet e kështu vazhdoi derisa gdhiu mëngjesi, bënte ruku dhe sexhde dhe thoshte: “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu e nëse ua fal atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! (Recitove këtë ajet dhe) Vazhdove së lexuari derisa gdhiu mëngjesi, bëje ruku dhe sexhde (duke thënë prapë këtë ajet)!?” Atëherë i Dërguari i Allahut më tha: ” Me të vërtetë unë kërkova prej Zotit tim që të më jepte shefat (ndërmjetësim) për umetin tim e Ai ma dha mua atë, kështu që do ta gëzojë këtë ndërmjetësim kush nuk i bën shok Allahut të Lartësuar.” (E ka cekur Ibën Kethiri në Tefsirin e tij (3/170)).

Në një transmetim tjetër: ”…i ngriti duart lart dhe tha: “O Zot, umeti im!” Dhe filloi të qajë. Allahu i Lartësuar i tha Xhibrilit: “O Xhibril, shko te Muhamedi dhe pyete atë për se qan.” E, Allahu e di më së miri. Erdhi Xhibrili dhe e pyeti atë dhe Pejgamberi e lajmëroi Xhibrilin (se çfarë e bëri për të qarë) e pastaj Allahu i Lartësuar i tha Xhibrilit: “O Xhibril, shko te Muhamedi dhe lajmëroje atë se me të vërtetë Allahu do të bëjë të kënaqesh me umetin tënd dhe nuk do të të zhgënjejë.” (Muslimi, 202)