Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O vajza ime!



O vajza ime!

Umameh Bint El-Harith Taghlibija ishte një ndër zonjat më të rrespektuara të Arabisë. Ajo ishte e njohur për moralin dhe këshillat e saj.
Kur bija e saj, Ijas Bint Auf u martua me mbretin e Kindit, El-Harith Ibën Amër dhe kur ishte gati për të filluar jetën e saj të re, ajo i dha disa këshilla të çmuara.

Umameh Bint El-Harith i tha bijës së vetë:

”O bija ime! Nëse ndokush nuk pranon këshilla për shkak të vlerave morale dhe prejardhjes fisnike, unë nuk do të bezdisë të të këshillojë, por kjo është përkujtim për atë që mendon dhe qortim për atë që është i pakujdesshëm.

O vajza ime! Nëse gruaja nuk do të kishte nevojë për burrin për shkak të pasurisë së babait të saj, unë do të isha më e pasura nga të gjithë njerëzit, mirëpo ne jemi të krijuara për meshkujt, ashtu siç janë krijuar ata për ne.





Bija ime! Tani do të ndahesh nga shtëpia në të cilën je rritur dhe do të shpërngulesh në një çerdhe tjetër që nuk e di dhe burrë të cilin nuk e njeh. Tani do të jesh nën kontrollin e burrit, pra, ndaj tij duhet të sillesh si robëreshë dhe ai do të bëhet robi yt.