Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

‘O Muhammed, me trego ç’eshte Islami?


‘O Muhammed, me trego ç’eshte Islami?


Islam

Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjthashtu trasmetohet se ka thene:

“Nje dite ishim duke ndenjur te i Derguari I All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur u duk nje njeri me rroba shume te bardha dhe floke shume te zeza. Ne te nuk hetohej shenja e udhetimit dhe askush prej nesh nuk e njohem. U ul prane te Derguarit, sal-lall-llah alejhi ue sel-lem, duke i mbeshtetur gjunjet e vet mbi gjunjet e tij, i vendosi duart e veta ne kofshen e tij dhe tha:

‘O Muhammed, me trego ç’eshte Islami?’ I Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene: ‘ Islami eshte qe te deshmosh qe nuk ka Zot tjeter perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta argjerosh Ramadanin, ta vizitosh Ka’ben nese ke mundesi ta besh kete !’ Ai tha: ‘Te verteten e the!’ Ne u çuditem: po e pyet dhe po ia verteton. Ai tha: ‘Me trego ç’eshte imani?’ ( Pejgamberi )tha: ‘Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij, Diten e fundit dhe te besosh ne te caktuarit e Tij te te mires dhe te keqes.’ Tha:’Te verteten e the.’ Tha : ‘Me trego ç’eshte ihsani?'( Pejgamberi ) tha: ‘Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Ate, sepse edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai vertet te sheh ty.’ Tha: ‘Me trego ç’eshte Çasti (i fundit, dita e shkaterrimit)?’ (Pejgamberi) tha: ‘Per kete i pyeturi nuk di me shume nga ai i cili pyet.’ ‘Me trego mbi shenjat e tij?’ Tha: ‘ Kur roberesh t’i lindi vetes zonjushe, kur te shihen barinjte kembezbathur, te zhveshur e te mjere se si garojne nendertimin e godinave te mbedha.’ Pastaj shkoi, kurse une mbeta i habitur. Pastaj ( I Derguari ) tha: ‘O Umer, a e njeh ate qe me pyeti?’ Thashe: ‘All-llahu dhe i Derguari i Tij me se miri e di.’ Tha: ‘Vertet ky qe Xhibrili, erdhi t’ua mesoje fene tuaj ‘.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e ke ditur?

( Muslimi )

Tags:

Categories

Archives