Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O Muhamed, Allahu ka një rob që e ka adhuruar Atë 500 vite

O Muhamed, Allahu ka një rob që e ka adhuruar Atë 500 vite

Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Para pak kohe doli nga unë Xhibrili, që më tha: “O Muhamed, Allahu ka një rob që e ka adhuruar Atë 500 vite në një kodër që ishte e rrethuar me det. I nxori atij një burim të pijshëm në masën e gishtit, nga i cili pinte dhe një pemë shege, që për çdo natë nxirrte nga një shegë, me të cilën ushqehej. Kur binte terri, ai zbriste dhe merrte abdest, pastaj ngrihej falej dhe luste Allahun që t’i merrte shpirtin duke qenë ai në sexhde dhe të mos i mundësoj asgjëje që gjendet në tokë që t’i prishë rrugën e tij derisa të ringjallet duke qenë në sexhde. Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe ne kur zbritnim dhe ngriheshim lart, kalonim pranë atij robi dhe se ai do të ringjallet Ditën e Gjykimit dhe do të qëndrojë para Allahut të Lartësuar dhe Allahu do të thotë: “Futeni në xhenet me mëshirën Time”, kurse ai do të thotë: “Jo, me veprën time o Zot.” Atëherë Allahu i urdhëron engjëjt e Tij duke u thënë: “Peshojani robit Tim dhuntitë e Mia dhe veprën e tij. Pasi të krahasohen do të gjejnë dhuntinë e shikimit që ka përfshirë adhurimin e 500 viteve që ka bërë dhe mbetet dhuntia e tërë trupit shtesë. Atëherë Ai tha: “Futeni në ferr!” Robi i Tij thërret: “O Zot, me mëshirën Tënde!” Atëherë Allahu tha: “Kthejeni atë!” Dhe vendoset para Tij dhe i thotë: “Kush të krijoi kur ti s’ishe asgjë?” Ai tha: “Ti, o Zot”. Allahu i tha: “A ishte kjo nga ti apo nga Mëshira Ime?” Ai tha: “Nga Mëshira Jote.” Atëherë Allahu tha: “Futeni në xhenet me Mëshirën Time!” (Shënon Hakimi në Musned dhe të tjerë)

 

Categories

Archives