Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O ALL-LLAH !!!

O ALL-LLAH !!!

o Allah

”Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë,dhe Ai në cdo mument është i angazhuar në cështje të reja”
Kur trubllohet deti dhe era e fortë përplas valët e saja me fuqi njëra mbi tjetrën sikur të ishin të hidhruara,marinarët thirrin për ndihmë she shpëtim:

O ALL-LLAH!
Kur në terrin e natës së shkretëtirës kalorësi humb drejtimin,dhe karavani prish orientimin e tij, ata thirrin Atë të Cilin terri i natës nuk ia pengon dëgjimin e zërit të nevojtarit:

O ALL-LLAH!
Kur ta godas njeriun e keqja e rëndë, që s’të lejon të bësh lëvizje, s’ke c’bën tjetër përpos të thërrasësh All-llahun:

O ALL-LLAH!
Kur mbyllen dyret përpara syve ,e nuk ka rrugëdalje tjetër pos të mbështetesh i shtangur pas dere, e kur lypëseve u shtrohet pëlhura mbi fytyra, njeriu bërtet:

O ALL-LLAH!
Kur ngushtohet rruga e ju vihen kurthe, ju ndërpriten shpresat e ju këputet litari-ju thirrni me zë të lartë:

O ALL-LLAH
Tek Krijuesi yt arrin fjala e mirë, arrin lutja e sinqertë, lidhja e vërtetë, Ai sheh lotin tënd të pastër kur ti e dredh diku në qoshe , ta di fshehtësirën e brendshme ku ti struk sekretin.

Drejt All-llahu shtrihen duart dhe drejtohen në mesnatë, duart që nuk do të mbeten të thara, por do të kthehen me atë që kërkove, sepse All-llau është Qetësuesi i përpiktë i zemrës tënde kurdrejt fatkeqësisë që të goditi.

Me Emrin dhe mbrojtjen e Tij dëbohen dhe largohen të këqijat rreth teje.
Me përkujtimin e Emrit të Tij të qetësohet zemra dhe të freskohet shpirti ,të shuhet flaka e zemërimit, kthehet mendja e zë vend bindja.

”All-llahu është shumë Bamirës ndaj robërve të Vet” (Kur’an ,42:19)
Emri All-llah është më i miri emër dhe përmban më të bukurat shkronja, është shprehja më e vërtetë dhe më e shtrejntë.
”A di për Të ndonjë emnak (adash)?!”(Kur’an,19:65)

All-llahut i takon pasuria, fuqia dhe lartmadhëria. Gjithcka është pronë e Tij.
”I kujt është pushteti sot ?I All-llahut, i Atij që është Një, i Fuqiplotit”(Kur’an,40:16)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobia e lutjeve dhe përmendjes së Allahut në mbrojtjen e njeriut

All-llahu është Bamirësi dhe Mbrojtësi ,i Tij është pushteti absolut. Po ashtu nga Ai të vjen shpëtimi, pasurimi me dashuri dhe vepra të frytshme.

”Dhe cdo të mirë që keni,ajo është prej All-llahut”(Kur’an,16:53)

O Zot ynë,na i zbut zemrat ,na e shndërro tmerrin e brengave në hare, na bëj sypatrembur kur na kaplon frika!

O Zot ynë, freskoji shpirtrat tanë me bindje të paluhatshme, dhe shuaje prushin e shprtrave të ndezur me ujin e besimit!

O Zoti ynë, largoje prej nesh mërzinë dhe pikellimin lësho mbi sytë tanë të frikësuar siguri, mbi shpirtrat te shqetësuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjedhjes me shpejtësi!

O Zot! Mundësoja syve të mi ta shohin Dritën Tënde dhe të devijuareve ta gjejnë rrugën e drejtë!

O Zot! Shuaji pëshpëritjet e zërit të ndërgjegjes së keqe prej nesh dhe ago për ne një mëngjes të mbushur me Dritën Tënde; largo nga ne cdo gjë që na shpie ne pesimizëm e në shkatërrim.

O Zot i Madh! Na bëj prej atyre që kanë friken prej Teje dhe prej askujt tjetër e mos na bëj prej atyre që s’Të kanë frikë dhe frikohen nga të gjithë. Kur të kemi nevojë për mbështetje na përkujto mbështetjen tek Ti, kur të jemi lypës na frymëzo të kerkojmë vetëm prej Teje, se Ti je zotërues i hambarëve të pashtershëm, nga përkujdesja Jote nuk shmaget dot asnjë grimcë, sado e vogël që të jetë, dhe Ti mbetesh me dituri për ne, kudo që të jemi.

”Zoti juaj ka thënë: Më lutuni mua që t’ju përgjigjem. Me të vërtetë ata që tregohen mendjemëdhenj ndaj adhurimit tim, do të hynë të nëncmuar në xhenehem” (Gafir,60)

”Luteni Zotin tuaj të përulur dhe në heshtje, pasi ai nuk i do ata që e teprojenë. Mos bëni crregullime në tokë pas rregullimit të saj dhe luteni Atë duke pasur frikë (denimin) dhe duke shpresuar (mëshirën)” (Araf,54)

Shkroi: Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives