Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O i dërguari i Allahut! Dua të më japësh leje të kem marrëdhënie seksuale jashtëmartesore



O i dërguari i Allahut! Dua të më japësh leje të kem marrëdhënie seksuale jashtëmartesore

Shkon një djalë tek profeti Muhamed (a.s) dhe i thotë: “O i dërguari i Allahut! Dua të më japësh leje të kem marrëdhënie seksuale jashtëmartesore”!

Myslimanët që u gjendën aty, u revoltuan nga kjo kërkesë e padëgjuar dhe e paturpshme, saqë disa deshën t’i japin një mësim të mirë këtij djali.

Sakaq, vetë Profeti (a.s) zgjodhi alternativën e katërt, për të cilën po flasim.Ai e hapi çështjen për diskutim me qetësi dhe maturi duke i thënë:

“A do e pranoje një vepër të tillë për nënën tënde”?

I riu u përgjigj: “Jo, aspak”.

Profeti (a.s) e pyeti: “A do e pranoje për motrën tënde”?

I riu u përgjigj: “Jo”.





Profeti (a.s) e pyeti: “A do e pranoje për hallën tënde”?

I riu u përgjigj: “Jo”.

Profeti (a.s) e pyeti: “A e pranon për tezen tënde”?

I riu u përgjigj: “Jo”.

Profeti (a.s) i tha: “Askush nga njerëzit nuk e pranon një vepër të tillë për nënat, motrat, tezet dhe hallat e tyre”. Mandej, Profeti (a.s) i fërkoi kraharorin e tij nga krahu i zemrës dhe u lut: “O Zot jepi qëndrueshmëri, drejtoja zemrën dhe ruaja nderin”! Këtë, e bënte ndërkohë që i buzëqeshte në fytyrë të riut.

Vetë i riu tha: ”Pasha Zotin nuk do e bëj diçka të tillë sa të jem gjallë”!