Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O i Dërguari i Allahut, cili prej njerëzve e meriton respektin tim maksimal?



O i Dërguari i Allahut, cili prej njerëzve e meriton respektin tim maksimal?

Nëna
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.”(Lukman 14)
” Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. ” (El-Isra: 23-24)
“Ebu Hurejre r.a. tregon se ka ardhur një njeri tek Muhamedi s.a.v.s. dhe e ka pyetut: “O i Dërguari i Allahut, cili prej njerëzve e meriton respektin tim maksimal? ” Nëna jote “-. Edhe kush tjetër? Pyeti ai. “Përsëri, nëna jote. ‘- Edhe kush tjetër? Pyeti ai. “Përsëri, nëna jote”. ‘- Edhe kush tjetër? Pyeti ai. “E më pastaj babai yt”. ‘- U përgjigj ai.

Mother Muslim and her son in the nature, reading together