Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O burrë keshtu behu me gruan tende



O burrë keshtu behu me gruan tende

”’O burrë keshtu behu me gruan tende”’

Askush, asnjëherë nuk mendon për karakteristikat e burrit musliman. Është gjithmonë shumë e rëndësishme se çfarë duhet të bëjë gruaja për burrin… dhe lista e tillë përfundon kurrë; menaxhimi i shtëpisë, mësimin e fëmijëve, mbajtja e tyre, kujdesi për ta, përgatitja e ushqimit, pastrimi i shtëpisë, larja e rrobave dhe shumë punët të tjera… vetëm t’i numëroni ato. Gruaja madje të gjitha këto i bënë, por çfarë bëjnë vëllezërit tanë musliman?

Profeti ynë i dashur (savs) nuk ishte kështu, pra pse janë njerëzit e këtij Umeti të këtillë? Kjo me të vërtete është shumë interesante, andaj pyetja është: Si duhet të ishte një burrë mysliman me familjen e tij.

Në vazhdim po u japim disa këshilla, ndoshta do të keni dobi!

1. Vishu mirë për gruan tënde, duku i pastër dhe le të të vijë era e mirë… Kur ka qenë hera e fundit që keni vajtur për të blerë pizhame së bashku? Sikur se burri që dëshiron që gruaja të duket bukur për të, po ashtu edhe gruaja dëshiron që burri i saj të vishet mirë për të. Përkujto se profeti Muhamed (savs), e kishte zakon gjithmonë t’a përdor misvakun rrugës kur kthehej në shtëpi dhe gjithmonë e dëshironte aromën e ëmbël.

2. Përdori emrat më të mirë për gruan tënde. Thirre me emrat më të dashur dhe largoj nga përdorimi emrat të cilët ofendojnë dhe e lëndojnë atë.

3. Mos e trajto atë sikur një insekt. Ne asnjëherë nuk mendojmë për insektet në jetën e përditshme, por vetëm atëherë kur ato na ngacmojnë. Në mënyrë të ngjashme ngjanë edhe me gruan, ajo do të punoj shumë gjëra të mira tërë ditën, gjë e cila nuk ia tërheq vëmendjen burrit për derisa ajo të veproj diçka që ‘ngacmon’ burrin. Mos e trajto atë në këtë mënyrë, bëhu mirënjohës në të gjitha gjërat e mira që ajo i bënë dhe fokusohu pikërisht në to.

4. Nëse sheh ndonjë gabim në veprimet apo punët e gruas tënde, provo të jesh i qetë dhe i heshtur dhe mos e komento!! Kjo është njëra nga mënyrat apo rrugët qe i ka përdorur Profeti (savs) kur shihte diçka të papëlqyeshme te gratë e tij. Është një teknikë që disa nga muslimanët e kanë studiuar dhe praktikuar me sukes.





5. Buzëqeshi gruas tënde sa herë që e shikon dhe shpesh përqafoje, “buzëqeshja është sadaka”. Përkujto se gruaja jote nuk është jashtë Umeti mysliman (rregullat vlejnë edhe ndaj saj). Jetën me të vazhdimisht imagjinoje duke shikuar njeri-tjetrin me buzëqeshje. Gjithashtu kujto praktikën pejgamberike që kishte zakon ta përqafonte gruan e tij kur nisej për në xhami për ta falur namazin, madje edhe atëherë kur ishte agjërueshëm.

6. Falënderoje atë për të gjitha atë që ajo ka bërë për ty. Falënderoje atë prapë! Merre për shembull darkën në shtëpinë tuaj. Ajo përgatitë ushqimin, e pastron shtëpinë, edhe shumë e shumë gjëra të tjera që ka për të bërë, dhe nganjëherë e vetmja mirënjohje të cilën ajo e merr nga ti është ‘ishte dashur të ketë më shumë kripë në supë’. Mos lejo që të ndodh kjo, por falënderoje atë!

7. Kërko nga ajo që t’i shkruaj 10 gjërat e fundit që ti ke bërë për të, e të cilat e kanë bërë atë të lumtur. Atëherë shko e përsëriti ato prapë. Ndoshta do të jetë e vështirë të gjesh se çka i jep gruas tënde vullnet dhe kënaqësi në jetë. Ti nuk ke nevojë ta luash lojën “gjeje nëse mundesh”, pyete atë dhe vepro në përsëritjen e atyre momenteve të lumtura në jetën tënde.

8. Mos i nënvlerëso dëshirat e saj. Komoditoje! Nganjëherë burrat mund t’i nënvlerësojnë kërkesat e grave të tyre. Profeti (savs) e ka dhëne një shembull për ne në një incident, kur gruaja e tij Safija r.a. ishte duke qarë sepse, sipas saj, Profeti (savs) i kishte dhëne asaj një deve të ngadalshme për t’i hipur gjatë udhëtimit. Pas kësaj Profeti (savs) ia fshiu lotët e saj, e qetësoi dhe i solli një deve tjetër.

9. Bëhu argëtues dhe luaj lojëra me gruan tënde. Shiko se si Profeti (savs) kishte bërë gara vrapimi me gruan e tij Aishen r.a. në shkretëtirë. Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë diçka të ngjashme?

10. Gjithmonë përkujto fjalët e të Dërguarit (savs) “Më i miri nga ju është ai i cili e trajton familjen e tij më së miri. Unë jam me i miri nga ju për familjen time”.

Provo të jesh më i miri!