Sunday, 23/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

O BILAL! NGRITU DHE REHATONA ME NAMAZ!



O BILAL! NGRITU DHE REHATONA ME NAMAZ!

namaz bilall

Ekziston dallim mes atij që e fal namazin për tu rehatuar me të dhe mes atij që e fal namazin për tu rehatuar nga ai!!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i thoshte Bilalit: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz”.

Kurse sot disa nga njerëzit thonë: O imam, fale namazin të rehatohemi sa ma shpejt nga ai.

Nëse një ditë nga ditët të ngushtohen punët e dynjasë dhe nuk mundesh t’i dalsh ballë dhembjeve dhe mundimeve!





Nëse të kanë kapluar pikëllimi dhe mërzia dhe ndjen se ke nevojë për ankesë dhe nuk e di kujt ti ankohesh!

Rikujtoje se ke Zot, Mëshirues, i cili i dëgjon ankesat e tua dhe i përgjigjet thirrjeve tua.

Rikujtoje fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU