Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nyjet e shejtanit dhe këshillat për një gjumë të rehatshëm

Nyjet e shejtanit dhe këshillat për një gjumë të rehatshëm

Nyjet e shejtanit dhe këshillat për një gjumë të rehatshëm

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: Gjatë gjumit tuaj ,shejtani i lidh gjithkujt tri nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjeje duke thënë :’’Ke natë të gjatë ,fli pra’’.Kur ky njeri zgjohet dhe kujton Allahun ,atëherë zgjidhet një nyje ,në qoftë se merr avdes ,zgjidhet edhe një nyje,në qoftë se falet,zgjidhet edhe nyja edhe nyja e fundit dhe ngrihet i gjallë dhe në gjëndje të mirë shpirtërore,kurse në të kundërt,ngrihet në gjëndje të keqe shpirtërore dhe i plogësht.Transmeton Imam Buhariu

Për ta prishur dhe shkatërruar këtë kurthë muslimani duhet t’u përmbahet këtyre këshillave:

1)Të marrësh abdest para gjumit,dhe në qoftë se e prishë më vonë nuk ka diç të keqe.
2)Ta përmbyllë namazin me vitër.
3)Kur të ulesh në shtrat ,i bashkon shuplakat e duarve të drejtuara kah qielli dhe i lexon tri suret e fundit të kur’anit,pastaj pështyn në to pa pështymë,pastaj e fërkon trupin me të dy duart duke filluar nga koka.
4)Ta lexoj ajetul kursin duke e medituar ,ajo të mbron nga shejtani deri sa të zgjohesh në mëngjes.
5)Ai i cili i din dy ajetet e fundit të sures bekare t’i lexoj para se të flejë.
6)Para gjumit të thuash 33here SubhanAllah,33 Elhamdulilah dhe 34 here Allahu Ekber
7)Fli në anën e djathtë dhe vendose doren tënde të djathtë përfundi faqes se djathtë dhe thuaj:Me ëmrin tëndë Zoti im vendosa anën time të djathtë (për të fjetur)me ëmrin tëndë ngrihem,nëse e merr shpirtin tim ,atëhere mëshiroje atë,e nëse nuk ma mer shpirtin tim ma rauaj atë siç i ruan robërit e Tu të mirë…Transmeton Imam Muslimi.
8)Pastaj përmënde Allahun deri kur të merr gjumi,të gjitha këto transmetohen nga i dërguari i Allahut.

Një shkrim tjetër i dobishëm  “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!” (El Fatiha, 4)

Përgatiti: Musli Zymberi

Categories

Archives