Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nxitja per tu martuar dhe cilesite e gruas qe do martohemi


Nxitja per tu martuar dhe cilesite e gruas qe do martohemi


lule

Allahu xh.sh. thotë:
“Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu.” (El-Bekare, 187)

Transmeton Shu’be prej Hakimit se Muxhahidi ka thënë se ajeti i lartpërmendur ka të bëjë me fëmijën. Ky është mendimi edhe i Hakemit, Ikrimes, Hasan el-Basriut, Suddijut dhe Dahhakut. Argumenti më i fuqishëm i këtij pohimi është thënia e Muhammed ibn Sa’dit në të cilën thuhet se Ibn Abbasi ka thënë se ajeti ka të bëjë me fëmijën. Ibn Zejdi konsideron se ajeti ka të bëjë me aktin seksual ndërmjet bashkëshortëve, derisa Katade konsideron se kuptimi i ajetit është: “Kërkoni lehtësimet të cilat ua ka caktuar Allahu.” Në një thënie tjetër nga Ibn Abbasi thuhet se bëhet fjalë për Lejletul- Kadrin.
Më e drejta është të thuhet kështu: kur Allahu xh.sh. ia ka lehtësuar këtij ummeti, ashtu që ia ka lejuar marrëdhëniet seksuale në netët e Ramazanit deri në agim, në mes bashkë- shortëve nuk ka pasur asgjë tjetër përveç se pasion (epsh) dhe kënaqje të dëshirave seksuale. Atëherë, Allahu i Lartësuar i nxit bashkëshortët që në ato momente të kërkojnë këna- qësinë e Tij dhe të mos i afrohen marrëdhënieve vetëm për të kënaqur epshet, por të kërkojnë shpërblimin të cilin Allahu xh.sh. ua kishte caktuar.

Mirëpo, në kuptimin e përgjithshëm të ajetit hyjnë edhe shumë kuptime të tjera, për shembull, këtu është edhe fëmija që do të nxirret nga kurrizet e tyre dhe i cili do të jetë rob i Allahut xh.sh., duke mos i përshkruar Atij shok. Përveç kësaj, këtu bëhet fjalë edhe për kërkimin e lehtësimeve të cilat i ka caktuar Allahu xh.sh., sepse Allahu xh.sh. dëshiron që të veprohet sipas lehtësimeve ashtu sikur që nuk dëshiron që të bëhet ndonjë mëkat. Ekziston edhe shpjegimi që ka lidhje me Lejletuj-Kadrin, në të vërtetë, besimtarëve u është urdhëruar që të ngarendin pas asaj nate. Lidhur me këtë, duhet të theksojmë, ndërsa kjo ka lidhje me lejimin e marrëdhënieve seksuale ndërmjet bashkëshortëve, se kjo që u është lejuar, nuk duhet t’i largojë ata nga kërkimi i kësaj nate të bekuar e cila është më e mirë se njëmijë muaj dhe sikur Allahu kur thotë: plotësoni dëshirat tuaja në netët e Ramazanit, por kjo të mos u largojë juve në kërkim të asaj që është përcaktuar nga dobitë e kësaj nate me të cilën Allahu u ka shpërblyer. Allahu e di më së miri.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cilësitë e sihirbërësit apo magjistarit

Prej Enesit transmetohet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka porositur martesën, ndërsa ka ndaluar celibatin dhe ka thënë:
“Martohuni me gruan e cila do t’ju dojë dhe e cila do tju lind fëmijë, me të vërtetë unë do të krenohem me numrin tuaj para pejgamberëve te tjerë në Ditën e Gjykimit.”
Ahmedi në Musned, 3/185. Ebu Hatemi në Sahih, 302. Albani konsideron se hadithi është sahih. (El-lrva, 6/195

Ma’kil Ibn Jesari thotë:
“Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i cili i tha: “E kam gjetur një grua me nam dhe të bukur, por është sterile (që nuk lind), a ta martoj?”
“Jo”, ishte përgjigjur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel- lem. Pastaj njeriu kishte ardhur për së dyti herë dhe Pejgam-beri sal-lallahu nlejhi ve sel-lem sërish ia ndaloi, por kur erdhi për së treti herë, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha:
‘Martohuni me gratë të cilat do tju duan dhe të cilat do tju lindin femijë, me të vërtetë unë do të krenohem me numrin tuaj. “
9 Ebu Davudi, 2/542, Nesaiu 6/65.

Abdullah ibn Amri transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Martohuni me ato të cilat mund të lindin, sepse me të vërtetë unë do të krenohem me juve në Ditën e Gjykimit.”
10 Ahmedi në Musned, 2/171. Albani konsideron se hadithi është daif. (daiful-xhamia, 2/20).

Aisheja r.a. thotë se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Martesa është sunnet, kush nuk vepron sipas sunnetit, ai nuk më takon mua, martohuni sepse unë me të vërtetë do të krenohem me numrin tuaj mbi popujt e tjerë. ”
11 Ibn Maxhe, 1/592. Hadithi është hasen (Sahih suneni Ibn Maxhe, 1/310).

Hammad ibn Seleme transmeton prej Ebu Hurejres r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Me të vërtetë robit do t’i shtohen gradat dhe do të thotë: “O Zoti im, prej nga kjo. ” “Kjo është per shkak të kërkimit të faljes së fëmijës tënd pas vdekjes tënde. “
12 Ibn Maxhe, 2/1207, Ahmedi, 2/509. Hadithi është hasen (Es-Sahiha,4/129).

Shkeputur nga libri “Nje buqete lulesh per femijen tuaj”
Autor Ibn Kajim el Xheuzije

Tags:

Categories

Archives