Sunday, 27/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Numri i rrahjeve të zemrës si vlerësues i shëndetit dhe Terapia Hixhame

Numri i rrahjeve të zemrës si vlerësues i shëndetit dhe Terapia Hixhame

 

Sipas mendimit të ekspertëve, numri mesatar i rrahjeve të zemrës gjatë jetës është rreth 2.5 miliardë, që i bie të jetë 100.000 rrahje në ditë dhe më shumë se 7.000 litra gjak e cila kalon nëpër zemër.

Edhe pse ju mund të mos i kushtoni vëmendje por zemra zhvillon numër të caktuar të rrahjeve në minutë që është e rëndësishme të dihetmpërkundër që mund ta keni të ditun vlerën e tensionit të gjakut. Numri i rrahjeve të zemrës në minut kur jeni në gjëndje të qetësisë flet shumë se si punon muskuli juaj i zemrës. Me gjendje të qetësisë nënkuptojmë mungesën e mundimit dhe praninë e rehatisë, relaksoheni dhe jeni të qetë. Rrahjet e zemrës janë më të ngadalshme gjatë gjumit dhe shtohen kur jeni aktiv.

Rrahja normale e zemrës kur jeni duke pushuar është 60 deri 100 në minutë. Zemra juaj është në gjendje pushimi dhe ky numër tregon që zemra nuk ka arsye të jap mund më shumë.

Krahasojeni zemrën me automjetin, ndërsa gjakun dhe oksigjenin me karburantin me të cilin ajo funksionon. Sa më shpejtë që vozisni aq më shumë edhe karburant harxhoni, më shumë gjak pompohet nëpër zemër, ndërsa më shumë karburant dmth. edhe më shumë punë për zemrën e cila mund të lodhet, sqaron Kejt Treinor drejtoreshë e Qendrës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Rrahjet e zemrës të cilat tejkalojnë numrin 100 sjellin deri te gjendja e cila quhet tahikardi, dhe lajmërohet në rast të ftohjes, anemisë, dehidratimit apo edhe në stresin fizik dhe emocional që bjen deri te lirimi i hormonit adrenalinë.

Adrenalina është sikur benzina e cila hudhet në zjarr për zemrën. Mund të sjellë deri te probleme të ndryshme nga humbja e vetëdijes e deri të formimi i drockave të mipksjes të cilat japin sulm në tru apo ndalim të punës së zemrës, shtoi Kejt.

Hulumtimi tregoi që personat të cilët në gkëndje të qetësisë kanë 84 apo më shumë rrahje në minutë në periudhë prej mesatarisht 5 vitesh kanë 55% më shumë shansa të vdesin nga ndonjë sëmundje e zemrës në krahasim me ata që kanë më pak se 84 rrahje në minutë.

Gjendja në të cilën numri i rrahjeve në minutë është më i vogël se 60 quhet bradikardi dhe mund të japë qarkullim të pamjaftueshëm të gjakut në tru.

Puna jonormale e ngadalshme e zemrës mund të japë ndjenjën e lodhjes, marramendjes dhe humbjes së vetëdijes, sqaron Sunit Mital nga Shooqata e punës së zemrës.

Kjo gjendje lajmërohet edhe nëse merrni disa barëra si që janë beta bllokatorët për tension të lartë apo barërat për hipertireozë. Por kjo nuk do të thotë edhe që patjetër është dicka e keqe, shkruan Womans Heltmag. Sportistët si biciklistët dhe vrapuesit mund të kenë edhe më pak se 40 rrahje në minutë kur janë në gjendje qetësie.

Për të mbajtur punën e zemrës dhe numrin e rrahjeve në nivel normal e që në gjendje qetësie vërehet është e nevojshme që të ushtroni. Përfshini ushtrimet kardio dhe ushtrimet e fuqisë në rutinën tuaj dhe ushtroni 150 minuta në javë.

Nëse dëshironi që ti përcillni rrahjet e zemrës tuaj do ju duhen mjete fitnesi të cilat i numërojnë rrahjet dhe janë të sakta deri në 95%. Mund edhe pa praninë e tyre të bëni matjen e numrit të rrahjeve ashtu që gishtin tregues dhe gishtin e mesëm e vendosni në qafë afër kanalit të frymëmarrjes, pastaj numëroni rrahjet në 15 sekonda dhe atë numër shumëzojeni me 4. Përcilleni gjendjen dhe krahasoni rezultatet, ndërsa në rast se vëreni luhatje të mëdha bëni vizite mjekut.

Pacientët me tension të lartë dhe rrahje të shpeshta shpesh ankohen për efektet anësore të shumta që barnat konvencionale bartin me vete. Shpesh, barërat e përshkruara nga mjekët mund të kenë efekte anësore që e bëjnë pacientin të ndjehet edhe më rëndë. Disa nga efektet anësore më të shpeshta janë kollitje e thatë e shpeshtë, nyje të ajtuna, kokëdhembje, plogështi dhe humbje e dëshirës për akte seksuale. Gjithashtu pacientët raportojnë për mundim vjelljeje dhe kapsllëk në të njejtën kohë ata duhet të përballen me ndjenjën e errësimit të pamjes dhe ndonjëherë madje edhe përkeqësim të funksionit të veshkave. Prandej preferohet që trajtimi të fillohet apo të bashkëshoqërohet tërapia me barëra me terapi të cilat janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore. Hixhama si terapi alternative ka treguar efektivitet në largimin e ngarkesës emocionale e cila njihet si shkak i rritjes së ngarkesës në zemër, gjithashtu balancon komunikimin ndër-nervorë duke vënë në baraspeshë organizmin dhe si pasoj edhe ritmin dhe tensionin e gjakut.

Përzgjodi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini , Hixhama Therapist

Categories

Archives