Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk do të ketë regjistrim derisa nuk kthehen popullata e shpërngulur nga viti 1999


Nuk do të ketë regjistrim derisa nuk kthehen popullata e shpërngulur nga viti 1999


Nuk do të ketë regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë derisa nuk krijohen kushtet për kthimin e popullatës shqiptare të shpërngulur nga viti 1999, është shprehur sot për RTP, transmeton presheva.com, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani.

presheva regjistrim

Deklaratën publike e ka bërë sot zoti Destani pas paralajmërimit të kryeministrit të Serbisë Ivica Daciq i cili kërkon vërtetimin e numrit të banorëve në jug të Serbisë i cli ka potencuar se ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë propozimi për regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ivica Daciq ka rikujtuar se me liderët shqiptarë të këtyre tri komunave vetëm se ka biseduar nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuciq dhe ka thënë se edhe ai do të bëjë një gjë të tillë.“Dje jam akorduar me Zoran Stankoviqin (kryetarin e Trupit Koordinues) që edhe unë të zhvillojë një takim në dy javët e ardhshme, që të kemi një pozitë aktive dhe këtu nuk ka asnjë dilemë se cilën politikë do të ndjekë Qeveria e Serbisë, ndërsa nga ana tjetër asnjë precedent nuk do të ketë kur bëhet fjalë për pakicat kombëtare”, ka thënë Daciq.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Angazhimi dhe mesazhet e Myftiut Tërnava për unitet fetar e politik në Luginën e Preshevës i kontribuan proceseve

Categories

Archives