Wednesday, 22/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A nuk do të doje o Omer? 


A nuk do të doje o Omer? 


Muhamedi alejhi selam omeri

Omeri (radijAllahu anhu) hyn në heshtje në dhomën ku ai (Muhammedi sal-Allahu alejhi ves-selem) pushon.
Ai shikon rreth vetes.
Një pjesë të tharë lëkure të ngjitur për tavani, disa kilogramë elb në një thes të varur, një grusht gjethe pranë murit, një lagmë të papërpunuar me fije të vjetruara në të cilën flinte i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ves-selem). 
Omeri (radijAllahu anhu) i cili filloi të qajë nga kjo pamje, e zgjon atë me rënkimet e tija.
Omeri e sheh kur zgjohet dhe në jagmë kishin mbetur gjurmë të trupit të tij dhe kishte gjak në mes të këtyre gjurmëve dhe nga kjo, ai fillon të qajë dhe shpatullat iu dridheshin.
Muhammedi (sal-Allahu alejhi ves-selem) pyet i befasuar:
“O i biri i Hatabit! Pse po qan”?
“O i Dërguari i Allahut, derisa persianët mbajnë mbretëritë e tyre nëpër pallate, derisa bizantinasit tronditën Qesarët e tyre në luks dhe madhështi, e ti je i Dërguari i Allahut… A nuk mund të lejoni që ne…”.
Qëllimi është i qartë, por i Dërguari i Allahut ia ndërpret fjalën me një buzëqeshje të mërzitshme dhe me një gjest të mirë, dhe reciton një ajet nga Kur’ani Fisnik:
“Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim”. (Ankebut, 64), dhe më pas tha:
“A nuk do të doje o Omer që kjo botë të jetë e tyre, ndërsa bota tjetër të jetë e jona”?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Lotët e njeriut më të shtrenjtë

Categories

Archives