Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk ka mundësi që i dobëti të lidhet për të veçse ai do t’i jep forcë



Nuk ka mundësi që i dobëti të lidhet për të veçse ai do t’i jep forcë

(Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk mund ta vlerësoj/numëroj lavdërimin ndaj Teje o Allah. Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten tënde.” Si ka mundësi të vlerësohen veçoritë e një emri, përderisa çdo përsosuri në mënyrë absolute, si dhe çdo lavdërim, falënderim, madhërim, madhështi, dinjitet, fisnikëri, krenari/plotfuqishmëri, bukuri, e mirë, bamirësi, bujari, mirësi, dhunti i përket dhe vjen prej të Emërtuarit me të?! Nuk përmendet ky emër në diçka të pakët veçse e shumon atë (bereqetin e saj), apo gjatë frikës veçse e largon atë, apo gjatë ankthit veçse të çliron nga ai, apo gjatë shqetësimit/gajles dhe brengës veçse i mënjanon ato, apo gjatë ngushticës/shtrëngesës veçse e liron atë. Dhe, nuk ka mundësi që i dobëti të lidhet për të veçse ai do t’i jep forcë, apo i poshtëruari veçse do t’i jep krenari/fuqi, apo i varfëri veçse do ta shndërrojë në të pasur, apo i vetmuari/zymti veçse do t’ia zbus këtë gjendje, apo i munduri veçse ta ndihmojë dhe përkrahë atë, apo i dëmtuari veçse do t’ia largojë dëmin, apo i pastrehë veçse do t’i gjejë strehim atij. Pra, ai është emri përmes të cilit largohen brengat/gajlet, zbresin bereqetet dhe përgjigjet (e lutjeve tona), falen shkarjet (tona), mënjanohen të këqijat, tërhiqen/arrijnë të mirat,…”

Këtë citat prej Ibnul-Kajimit e transmeton autori i “Tejsir El Aziz El-Hamid”, faqe: 30.