Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen

Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.

Buhariu ka shkruar pët këtë sferë në kapitullin mbi lëshimin e gjakut.Tregohet se një beduin i është ankur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, për kokëdhimbje të madhe, e ku i është përgjigjur “Bën Hixhami!”.Po ashtu mund të largohet dhembja nga shputat e këmbëve nëse i bëjmë me kanë. Këtë hadith e transmeton Ebu Davudi. Ka shumë hadithe që tregojnë për dobinë e lëshimit të gjakut. Nga ndodhitë që i përkasin lëshimit të gjakut nga damarët mund ta veçojmë atë kur Perjgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha mjekut Ebu Ka`bit t`ia prejë lëkurën dhe t`i lëshojë gjak nga damarët. Nga hadithi do të veçojmë: “Ilaçi më i mire është lëshimi i gjakut.”, dhe “Hixhamja na pastron neve dhe trupin tone nga jashtë, kurse lëshimi i gjakut nga brenda”Hixhamja praktikohet edhe në vendet e ngrohta, kurse lëshimi i gjakut edhe ne vendet e ftohta.

Patjetër duhet larguar hixhames pas larjes më ujë të nxehtë, pos në raste kur gjaku është shumë i trashë, edhe në këtë rast është mire të bëhet hixhamja një orë pas larjes me ujë të nxehtë. Po ashtu duhet larguar hixhames në rastet kur barkun e kemi plotë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Hixhameja në barkun e zbrazët është ilaç, e kur është i mbushur, atëherë ajo është sëmundje.Ibn Maxhe thotë se e ka dëgjuar Ibn Omerin duke thënë: “Është mire të kujdesesh për gjakun tënd, pra ma thirni njeriun që e bën këtë, as shumë të moshuar e as shumë të ri, sepse unë personalisht e kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem , duke thënë: “Lëshimi i gjakut kur barku është i zbrazët është ilaç më i mire.” Kjo është më e sigurtë dhe e urtë.Hixhamja nën mjekër na liron nga dhembjet e dhëmbëve dhe fytyrës, kurse në këmbë është mire për lëkurën e kofshës, fluskat, reumatizimin dhe dhëmbjet e shpinës. Dobitë e hixhames janë të shumta, por hixhamja përreth nyjeve është e dëmshme, sepse dobëson të mbajturit mend.Ahmedi është i mendimit se nuk është e preferuar marrja e shpërblimit për hixhame. Por, Ibn Abbasi ka thënë: “I bëra hixhame Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ai më pagoi për këtë shpërblim.” Pra sikur kjo të ishte gjë e keqe, ai këtë sigursht se nuk do ta bënte. Këtë hadith e transmeton Buhariu. Sa i përket vendit të hixhames, Buhariu transmeton se Ibn Abbasi ka thënë: “I kam bërë hixhame Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, në kokë për shkak të dhëmbjeve”. Në hadithin tjetër qëndron se këtë e ka bërë për shkak të migrenës (dhembje kronike e kokës) , kurse Enesi ka thënë: “Pejgamberit i është bërë hixhame `fi`l ahede`ajn ve`l-kahil”. Transmeton Tirmidhiu.Fjala `el-ahede`ajn` do të thotë `ana e qafës`, kurse `el-kahil` do të thotë mbi majen e qafës. Ebu Hurejre transmeton se Ebu Hindi ka lëshuar gjak nga maja e kokës së Pejgamberit. Ebu Davudi po ashtu e transmeton këtë version, derisa Enedi thotë se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i është bërë hixhame në majë të shputës së këmbes, këtë e transmetojnë edhe Tirmidhiu dhe Nesai.Sa i përket ditës kur është më e mirë të praktikohet hixhamja, Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje.” Këtë hadith e transmeton Davudi.
Sa i përket fjalës `nga çdo sëmundje` kjo është për t`u theksuar rëndësia e madhe e gjakut. Tirmidhiu ka transmetuar hadith identik nga Enesi.
Ebu Bekri ia ka ndaluar familjes së tij që të bëjnë hixhame ditën e martë, kurse shembull për këtë e kishte Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem. Po ashtu ka thënë: “Atë ditë gjaku nuk koagullohet lehtë.”Për çdo rast, unë e konsideroj se kjo ndalesë është e pranueshme kur njeriu është i shëndoshë, por kur njeriu është i sëmurë nuk duhet kushtuar rëndësi se a është dita shtatëmbëdhjetë ose njëzetë ose cilado ditë tjetër.El-Xhelali ka thënë: “Ismail bin Asimi më ka thënë se Hambeli u ka thënë se Ahmed ibn Hambeli ka bërë hixhame kur ndjente tension pa marrë parasysh kohën.”
Tradita e hixhames rrjedh nga Isfahani. Dijeni se nëse lëshojmë gjak nga vendi i gabuar, ose kur ajo nuk është e nevojshme, muk t`i rrezikojmë funksionet trupore, sepse atëherë do t`i largojmë lëngjet trupore të sëmura dhe të shëndosha.
Mjekët konsiderojnë se duhet të bëjmë hixhame kur të `perëndojë` hëna, kurse gjakun duhet lëshuar kur hëna është e plotë.Çdokush që ka probleme me digjestionin (tretjen) duhet larguar nga lëshimi i gjakut dhe hixhamja, apo njeriu që këndellet nga ndonjë sëmundje, personat e moshuar, personat me bark dhe mëlçi të dobët, kush është i ënjtur në fytyrë ose shputa të këmbëve, grate shtatzëne, ato që sapo kanë lindur fëmijë, si dhe ato që kanë pastrime mujore.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cfarë do të thotë Hixhame?

Koha më e mire për lëshim të gjakut dhe hixhame është dita e hënë në çfarëdo kohe, ose dita e martë gjatë ditës. Pranvera është koha më e mirë për lëshimin e gjakut, pastrimin e trupit me vjellje, humbjes së frikës nga sëmundjet, si dhe për të forcuar aktivitetin seksual

Categories

Archives