Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk ka bimë më të dashur për Allahun se sa druri i kënasë


Nuk ka bimë më të dashur për Allahun se sa druri i kënasë


kenajaNë një transmetim, thuhet:” Pasi e krijoi All-llahu a.v.xh. Xhennetin, e rrethoi me borzilok, e pastaj borzilokun e rrethoi me kana. Prej vegjetacionit të vet që All-llahu a.v.xh. e ka krijuar , më e dashur i është kana. Dhe me të vërtetë, ai i cili është i ngjyrosur me kanë , e bekojnë melekët e qiejve, kurse në mëngjes toka i bënnderim“.
Në Xhenet ka drunj që quhen Tubba për ta kaluar rrethin e këtij druri i duhet kalorësit të kalërojë më shumë se 100 vjet dhe ky dru në disa transmetime thuhet se është Druri i kënasë. All-llahu alem. Kur vdiq Pejgamberi salAllahu alejhi we selam i kishte flokët e lyera me kanë dhe i shiheshin disa fije të flokëve në të kuqe pasi se ai kishte shumë pak flokë të thinjura.
Ebu Davudi ka treguar se i Dërguari i All-llahut, salAllahu alejhi we selam ka thënë:” Nuk ka bimë më të dashur për All-llahun xh.sh se druri i kënasë“. Nëse All-llahu xh.sh. donë diçka atëherë ne do ta duam gjithashtu, për atë shkak edhe dëshiroj të ju tregojmë mbi këtë bimë të dashur nga ajo dituri që kemi mbledhur me ndihmën e All-llahut xh.sh. Nga vetë fakti se All-llahu xh.sh. e donë shumë këtë bimë atëherë ka me siguri të mira në te. Edhe pse me vetëdije të plotë se është artikull i shkurtë por me shpresë të madhe se Inshall-llah do të ketë lexues që do të sensibilizohen pak dhe do të hulumtojnë edhe më shumë në këtë drejtim, me lutje të sinqertë drejtuar All-llahut xh.sh. që të ju ndihmojë juve, mua dhe të gjithë myslimanëve në aspekt të arritjes së diturisë dhe përparimit në çdo lëmi.

*Druri i kënasë (El-Hinna; Al-khanna; Lawsonia inermis)

Druri i kënasë rritet në vende të nxehta dhe të thata me temperaturë prej 19-27°C. Bima është e gjatë prej 3 deri 5 Metra dhe prodhon lule të bardha, ngjyrë krem dhe pak në të kuqe. Gjethet kanë formë eliptike 2-3 cm. të gjata kurse frutat janë të rrumbullakëta dhe të kuqe dhe në të gjinden me qindra fara. Vetitë shëruese dhe fitoterapeutike të kënasë në medicinën arabe, kanë pasur pëdorim të madh. Kënaja është në shkallën e parë e ftohtë kurse në të dytën e thatë. Kënaja shëron vendet e djegura, përdoret në shërimin e të thatëve të gojës, stomatitis, dhe ënjtjeve të nxehta. Vënia e kënasë së zier në vendet e prera shëron plagën,dhe mënjanon lagështinë e tepërt si dhe stimulon rigjenerimin e indeve.

„I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s. sa herë që ka pësuar ndonjë lëndim apo thumbim, ka vënë kanë dhe nuk ka vuajtur kurrë“. Këna ndihmon gjithashtu në shërimin e variolës në stadin e saj fillestar, lyhet pjesa e pasme e këmbës me kanë dhe kjo do të pengojë përhapjen e mëtejme të sëmundjes. Balsami i kënasë mund të përdoret në shërimin e thyerjes, infeksionet, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e thonjve. Kënaja ndihmon në rritjen, bukurinë dhe volumin e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson të parit dhe është e dobishme në shërimin e kallove, puçrrave dhe të thatëve ndërmjet këmbëve.

Në Malajzi kënanë e përdorin duke i zier gjethet e saj dhe duke e pirë kundër sëmundjeve reumatike ose çrregullimet e lukthit. Në Indonezi është shëruar Lepra me kanë. Medicina moderne i ka vërtetuar me anë të zbulimeve më të reja se në të gjendet komponenti Naphthochinon, Lawsone, Tannin dhe tjera pjesë përbërëse të cilat ndihmojnë lëkurën që lyhet me kanë të djersitet më pak. Poashtu këto veti kanë edhe veti për mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga rrezet ultraviolete (UV) në mënyrë natyrore. Njëkohësisht ajo ka edhe vetinë e ftohjes që gjatë temperaturave të larta ka ndikim të madh e sidomos në vendet e ngrohta. Për atë shkak edhe ditëve të sotme përdoret me shumicë në përgatitjen e shumë preparateve të kozmetikës nëpër botë me sukses shumë të madh dhe pa kundërefekte siç janë ngjyrat e flokëve që përdoren ditëve të sotme të cilat përmbajnë Toxine shumë të dëmshme për trupin e njeriut. Në literaturat e mëposhtme mund të gjeni edhe shumë receta për përdorimin e kënasë në raste të ndryshme pasi se këtu nuk do të mundemi t’i përmendim të gjitha. Përdoret në forma të kremit, pudrës, shamponave, zbutës të flokëve, ngjyrë, çaj, etj. Gjithashtu ka edhe shumë faqe të internetit që tregojnë për përdorimin dhe vetitë e kënasë edhe atë në gjuhë të ndryshme. E me siguri çka nuk duhet harruar pyetni edhe më të moshuarit se ata ende e kanë atë thesarin e vjetër të ruajtur nga eksperienca e tyre Inshall-llah. Bota kthehet dita ditës në mjekësinë e Pejgamberit salAllahu alejhi we selam duke studiuar dhe analizuar, për atë shkak edhe Sira ( Biografia) e Pejgamberit salAllahu alejhi we selam është në masë të madhe e studiuar nga gjithë njerëzimi për të përfituar nga çdo gjë që ka përdorur dhe treguar Ai salAllahu alejhi we selam pasi aty ka dobi të mëdha. Kurse ne si mysliman duhet edhe më tepër të mundohemi që t’i përdorim këto të mira thjeshtë pasi ne e dimë edhe më mirë se Ai salAllahu alejhi we selam nuk ka fol nga mendja e Tij por atë e ka udhëzuar All-llahu xh.sh. Dhe siç ka thënë edhe: ‘’Diturinë kërkoje çdokund dhe merre nga secili kudo që e gjen por të pastër, e më e mira është pasimi i rrugës së të Dërguarit salAllahu alejhi we selam.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pastrimi i zemrës nga cilësitë e këqija - ushqehu me masë

E lus All-llahun a.v.xh që të na falë gabimet tona gjatë shkrimit, nëse e kemi qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Atë e falënderojmë e nëse kemi gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo. Lutja jonë e fundit: Falënderimi i takon All-llahut , Zotit të botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhammedin salAllahu alejhi we selam mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hire të All-llahut xh.sh. duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.

*Literatura e përdorur:

1. „Dhuntitë e Xhenetit „- Abdul-Latif Ashur – (Bashkim Aliu & Vesel Mehmedi)
2. „Mjekësia e të Dërguarit Muhammed s.a.v.s.“ – Ibn-Kajjim el- Xhevzi (Dr. sci. Ali F. Iljazi)
3. „Mjekësia profetike“ – Imam Xhelaluddin es – Sujuti (Dr. sci. Ali F. Iljazi)
4. „ Mjekësia e Muhammedit s.a.v.s.“- Imam Xhelaluddin es – Sujuti ( Muhammed Bajrami)
5. „Kënaja prej kokës deri te këmbët“ – të jetojmë me natyrën ( Libër gjermanisht)

Përgatiti dhe përshtati: Suzana Hasani

image_pdf

Categories

Archives