Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk ka bime me te dashur per All-llahun se druri i kenase

Nuk ka bime me te dashur per All-llahun se druri i kenase

Natyra e kenase

Ne shkallen e pare kenaja eshte e ftohte, kurse ne te dyten e thate. Vetite mjekesore dhe fitoterapeutike te drurit te kenase dhe te degeve te saj perfshijne: faktorin shkrires te dobesise se organeve, karakteristikat e te cilit vijne nga lageshtia ekuilibruese qe e permban. Ajo permban gjithashtu veti konstipimi te substances se ftohte te tokes. Disa nga dobite e kenase (hana)68 perfshijne edhe sherimin e vendeve te djegura, pershtatja me nervat kur shfrytezohet si kompresa te nxehta, ndersa eshte perdorur ne sherimin e te thateve te gojes, stomatitis, te vendeve te djegura dhe enjtjeve te nxehta. Venia e kenase se zier mbi vende te prera ka po ato pasoja mjekesore sic jane ato te drurit gjaku i gjarprit.69 Imam Tirmidhi dhe imam Bejhekiu kane shenuar ne permbledhjet e veta hadithin qe thote se Ummu Selema eshte shprehur keshtu: I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., sa here qe ka pesuar ndonje lendim apo thumbim, ka vene kena dhe nuk ka vuajtur kurre. Venia e lengut te zier te kenase dhe balsam trendafili te perzier me dyll te shkrire te qirinjve ndihmon gjithashtu ne sherimin e pleuritit. Kena ndihmon gjithashtu ne sherimin e varioles ne stadin e saj fillestar. Kjo behet ne kete menyre: pjesa e pasme e thembres se femijes lyhet me kena, dhe kjo do te pengoje perhapjen e metejme. Ky trajtim eshte i njohur mire dhe eshte trajtimi me i pergjithshem ne rastin e varioles. Kur gjethet e kenase vihen ne rroba te leshta, ato marrin ere dhe e ruajne nga tenjat. Kur gjethet e kenase njomen ne uje te fresket ne perpjesetim 20:10 drame sheqer, pastaj kullohen, kjo tretje pihet per cdo dite dhe kura zgjat 40 dite; nese mishi i qengjit zihet ne kete tretje dhe perdoret 40 dite, ai ndihmon ne sherimin e lebres ne stadet e saj fillestare. Balsami i kenase mund te perdoret gjithashtu ne sherimin e thyerjes se thonjve. Kjo behet si vijon: pihet uji qe kullon prej gjetheve te shtrydhura te kenase. Kjo kure zgjat dhjete dite. Pasta e kenase ndihmon ne mirembajtjen e thonjve dhe zbukurimin e tyre. Perzierja e pluhurit te kenase me gjalpe te perpunuar ndihmon gjithashtu ne sherimin e enjtjeve te nxehta qe i shkakton vreri i verdhe. Kur perdoret si kompresa te ngrohta, ky ilac ndihmon ne sherimin e kromes dhe zgjebes. Kenaja ndihmon edhe ne rritjen e flokeve, rrit freskine rinore, permireson te paret, rrit nxitjen seksuale dhe eshte e dobishme ne sherimin e kallove, pucrrave dhe te thateve ndermjet kembeve. Lidhur me kete teme, ne Sahihun e Buhariut eshte shenuar qe nje njeri i ishte ankuar te Derguarit te Zotit , s.a.v.s., per nje dhembje ne kembe, kurse ai i kishte thene: Lyeji me kena. Ebu Davudi ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Nuk ka bime me te dashur per All-llahun se druri i kenase.

Categories

Archives