Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk ka asnjë pik ujë falas!


Nuk ka asnjë pik ujë falas!


uji shkretira

Kur Ebu Hanifen, gjatë rrugës për në Mekë, duke kaluar nëpër shkretëtirë, në një të nxehtë të padurueshme, e kishte marrë etja aq shum saqë i ishte tharë fyti, – nga nomadi që i kishte huazuar deven, kërkoi t’i jepte të pinte ujë nga ena e tij, pa i shkuar mendja se ky do ta refuzonte.

– Nuk ka asnjë pik ujë falas – iu përgjigj nomadi – por mund të ta shes edhe enën edhe ujin për një dukat!

Ebu Hanifja, të cilin aq fort e kishte kapluar etja, pranoi dhe i tha:
– Mirë, ja një dukat, vetëm sille ujin!

Nomadi i futi të hollat i gëzuar në qesen e tij, kurse Ebu Hanife mendoi me veten: Gëzimi yt është i shkurtër, nuk do të zgjas shumë! Pas një kohe, Ebu Hanife i nxori nga çanta e tij hurmat e Basrës, jashtëzakonisht të shijshme, dhe filloi të hante. I ofroi dhe nomadit disa sosh. Meqenëse nomadi i hëngri me oreks, Ebu Hanife i dha prapë. Për shkak se hëngri shumë hurma dhe vapa e drekës kishte arritur kulmin, nomadin e kaploi etja aq shumë, saqë nuk kishte rrugëdalje tjetër përpos t’i kërkonte ujë Ebu Hanifes, për ta shuar etjen. Mirëpo i erdhi turp, sepse para pak çastesh,vetë ai ia kishte shitur ujin. Mirëpo, etjen nuk mund ta duronte, prandaj kërkoi nga Ebu Hanifeja që t’i jepte ujë.

– Tek unë çdo gllënjkë është nga një dukat! – i tha Ebu Hanife.

Nomadi fatkeq ia dha dukatin qe e kishte marr prej tij, Ebu Hanife ia ktheu edhe enën edhe ujin, dhe e mësoi që në të ardhmen të mos bëhej koprrac dhe të mos i sprovonte të eturit me ujë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse të martova?

Categories

Archives