Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk ka asnjë dyshim se numri shtatë ka rëndësi të veçantë

Nuk ka asnjë dyshim se numri shtatë ka rëndësi të veçantë

Kuptimi shpirtëror i numrit ‘shtatë’ Përdorimi i shtatë hurmave që përmendet në hadith, ka një kuptim shpirtëror (ezoterik) dhe material. Kështu, Allahu ka krijuar shtatë qiej, shtatë toka, shtatë ditë në javë, e bëri krijimin e njeriut në shtatë etapa, ka përcaktuar shtatë rrotullime rreth Qabes, shtatë xhiro ndërmjet Safasë dhe Mervasë, shtatë guralecë për t‟u hedhur në Mina, shtatë tekbire gjatë faljes së Bajramit. Përveç këtyre, Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë se fëmijët duhet ta kryejnë namazin kur të arrijnë moshën shtatë vjeç. Pejgamberi (s.a.u.s.) ka saktësuar se fëmija mund të zgjedhë ndërmjet nënës dhe babait (në rast të divorcit të prindërve), pasi të ketë mbushur shtatë vjeç. Gjatë kohës së sëmundjes së tij të fundit, Pejgamberi (s.a.u.s.) kërkoi nga sahabët që t‟i derdhnin mbi kokë ujë të freskët me shtatë shakuj të ndryshëm. Allahu i Gjithëfuqishëm e urdhëroi erën shkatërruese që të sulmonte shtatë net pa ndërprerë e pa mëshirë popullin jobesimtar të Adit, si ndëshkim për të. Pejgamberi (s.a.u.s.) e ka lutur Allahun e Gjithëfuqishëm që ta

ndihmonte atë kundër popullit të Mekës, duke dërguar mbi ta shtatë vite të vështira dhe thatësire, si shtatë vitet e Jusufit. Në Kuran, Allahu i Lartësuar na tregon që do ta shumëfishojë shpërblimin e bamirësisë, sikurse shumon farën nga e cila dalin shtatë kallinj. Ai thotë: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugën e Allahut është si një kokërr prej së cilës mbijnë shtatë kallinj…” [Bekare, 261] Gjatë kohës së profetit Jusuf (s.a.u.s.), mbreti i Egjiptit pa në ëndërr shtatë kallinj gruri dhe, me shpjegimin e Jusufit, që ishte asokohe i burgosur, egjiptianët mbollën për shtatë vite rresht. Gjithashtu, Pejgamberi (s.a.u.s.) ka lajmëruar se shtatëdhjetë mijë pasues të tij do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari. Siç shihet, nuk ka asnjë dyshim se numri shtatë ka rëndësi të veçantë, të cilin nuk e kanë numrat e tjerë, dhe vetëm Allahu e di më mirë kuptimin e vërtetë dhe urtësinë që fshihet në zgjedhjen e numrit shtatë mbi numrat e tjerë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kapuni fort pas pesë rregullave, sepse kushdo që i respekton ato nuk do të sëmuret kurrë, përveçse kur ta kapë vdekja

Categories

Archives