Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk është turp të jeshë i varfër, le të turpërohemi ne (pak më të pasurit)



Nuk është turp të jeshë i varfër, le të turpërohemi ne (pak më të pasurit)

Gjunah..

Lexoj disa reagime ne lidhje me publikimin e aktiviteteve humanitare, se kinse qenkan jo të mira sipas Islamit. Çfarë katastrofe.

Përkundrazi, u bëj thirrje hoxhollarve që merren me aktivitete humanitare dhe kontribuesve tjerë në këtë drejtim: publikoni çdo aktivitet humanitar. Le të qetsohet zemra e donatorit duke e pa se lëmosha e tij ka zënë vend, le ta shohin edhe të tjerët se sa njerëz jetojnë në kushte të mjerueshme dhe kanë nevoj për ndihmë, dhe gjithashtu, në kohën kur mediumet shpifin për Islamin dhe muslimanët, ne përmes po këtyre mediumeve, do ua bëjm me dije shqiptarëve dhe të tjerëve, se ja, ky është Islami, këto janë hoxhollarët, gjithmon në shërbim të njerëzve.

Fukara, mos turpëroheni të dilni në TV dhe të kërkoni ndihmë, pasi nuk është turp të jeshë i varfër, le të turpërohemi ne (pak më të pasurit), që u kemi lënë në këtë gjendje, duke mos u kujdesur për ju.





Përkrahni njerëzit human, nëse nuk ke para, atëherë me fjalë të mira, nëse edhe këtë nuk mundesh, së paku mos i pengo ato.

Hoxhë Mafiz Rustemi