Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk bëri fushatë, nuk dha premtime dhe fitoi


Nuk bëri fushatë, nuk dha premtime dhe fitoi


refik suma

“Edhe një mandat në krye të Komunës për mua nuk është privilegj, por obligim shtesë”,ka deklaruar Suma.

Kandidati i pavarur Rufki Suma i ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit në rundin e parë. Fitoren pa balotazh të Sumës e ka konfirmuar edhe kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Mehmet Ballazhi.

Qytetarët e Hanit të Elezit Rufkiun e njohin si një besimtar të devotshëm. Rufkiu cdoher ditën e punës në zyren e tij e fillon duke falur namazin e sabahut në Xhami.

“Edhe një mandat në krye të Komunës për mua nuk është privilegj, por obligim shtesë”,ka deklaruar Suma.

“Për Rufki Sumën kanë votuar 55% e qytetarëve që i kanë hedhur votat në kutitë e votimeve, për Mehmet Ballazhin (PDK) 39%, ndërsa për Zylbehar Hasallarin (LDK) 6%”, ka thënë Qajani.

Ndërkaq, i rikonfirmuari Suma fitoren e tij e ka cilësuar fitore të të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

 

Ai nuk ka harruar të falënderojë AAK-në dhe VV-në, të cilët e kanë mbështetur me vota kandidaturën e tij.

“Do të doja të falënderoj publikisht edhe rivalin tim, Mehmet Ballazhi, i cili më ka marrë në telefon për të ma uruar fitoren”, ka thënë Suma.

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Kuq e Zi Show" prodhim Preshevë

Categories

Archives