Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NSA merr informacione private nga Google dhe Yahoo

NSA merr informacione private nga Google dhe Yahoo

google

SHBA

Agjencia Kombëtare e Sigurimit (NSA) fshehurazi ka mbledhur informacione private të përdoruesve nga rrjetet më të mëdha të komunikimit, Yahoo dhe Google, raporton Washington Post.

Gazeta citoi dokumente të ish kontraktorit të NSA-së, Edward Snowden, si dhe intervistat me zyrtarë të mirëinformuar.

Drejtoria e blerjeve e NSA-së merr miliona të dhëna për çdo ditë nga Yahoo dhe Google, si dhe nga rrjetet e brendshme të depove të të dhënave.

NSA e bën këtë përmes një projekti të quajtur “Muscular”, i cili vepron në bashkëpunim me agjencinë britanike GCHQ.

Në një deklaratë, Google tha se ishte “tronditur nga bartja e informatace në mes të qendrave dhe të dhënave tona”, dhe tha se Google nuk është e vetëdijshme për këtë aktivitet.

“Ne kemi kontrolle të rrepta për të mbrojtur sigurinë e qendrave të të dhënave tona, dhe ne nuk i kemi dhënë NSA- së qasje në qendrat e të dhënave tona, ” tha kompania. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kleriku anti-mysliman i Mianmarit

Categories

Archives