Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nokia së shpejti debuton me 6 modele të reja


Nokia së shpejti debuton me 6 modele të reja


nokia

Nokia sot ka publikuar një ftesë të re për ngjarjen e saj të cilën e ka quajtur “Innovation Reinvented”, e cila do të mbahet në Abu Dabi.

Për këtë ngjarje thuhet se Nokia do ta zbulojë modelin e ri të telefonit Lumia 1520 dhe tabletin Nokia Windows RT, i cili ndryshe njihet edhe si Lumia 2520.

Mirëpo kjo nuk do të jetë e tëra pasi që tani thuhet se kompania finlandeze gjatë muajit tetor do të zbulojë edhe 6 modele të reja të pajisjeve mobile, në ngjarjen e cila është caktuar të mbahet më 22 tetor.

Sipas Verge thuhet se Nokia do të prezantojë 6 modele të reja të pajisjeve mobile, duke përfshirë edhe dy modele të telefonave Lumia dhe një varg aksesorësh.

Megjithatë, fokusi kryesor pritet të jetë në Nokia Lumia 1520, pasi që ky do të jetë fableti i parë që bazohet në Windows Phone 8 dhe me vete sjell edhe procesorin quad-core dhe ndërfaqen në 1080p.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mikrosofti kërkon Nokian për 7.2 miliard dollarë

Categories

Archives