Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nobelistja dënon burgosjen e vajzave të mitura në Egjipt

Nobelistja dënon burgosjen e vajzave të mitura në Egjipt

burgosja

Nobelistja Jemenase Taëakkol Karaman ka dënuar vendimin e një gjykate egjiptiane që të burgosin dhjetëra vajza të mitura me nga11 vjet burg, duke vënë në dukje se si vendimi përkon me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe është reflektim i shëmtisë së grushtit të shtetit.

Karaman tha nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook tha se verdikti i sotëm që të dënohen 14 vajza që morën pjesë në protestat anti-të grushtit të shtetit me nga 11 vjet burg pasqyron barbarizmin e grushtit të shtetit. Ajo shtoi se revolucioni i janarit u takon burrave dhe grave, dhe se rezistenca e vajzave të dënuara është provë e se revolucioni egjiptian është në rrugën e vet, dhe se as shtypja e as represioni nuk mund ta ndalë atë. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Morsit i zgjatet paraburgimi

Categories

Archives