Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NJIHE PERSONALITETIN TËND NËPËRMJET KËTIJ TREGIMI!!

NJIHE PERSONALITETIN TËND NËPËRMJET KËTIJ TREGIMI!!

diamanti

NJIHE PERSONALITETIN TËND NËPËRMJET KËTIJ TREGIMI!!

 

Ishte një njeri i cili merrej me peshkim, e si zakon e kishte që të peshkon natën, dhe një mëngjes, në kohën e agimit u ul në bregdet, dhe afër tij e gjeti një qese të mbushur me gurë. E afroi dorën dhe e mori një gurë nga qesja dhe e hodhi në det. E mahniti zëri që e lëshoi guri kur ra në ujin e detit. Prapë e mori edhe një gur dhe e hodhi në ujin e detit. Zërat që i jepnin gurët disi e gëzonin peshkatarin!

 

Drita e diellit filloi të paraqitet, dhe me të, të duket edhe qesja, dhe peshkatari ta sheh se i ka hedhur të gjithë gurët, përveçse një!

 

Kur lindi dielli, edhe qesja filloi të duket edhe më mirë, dhe kur peshkatari e shikoi mirë gurin e pa se ai ishte diamant, dhe e zbuloi se gjithë ato gurë që i kishte hedhur në fakt kishin qenë diamante, e jo gurë!

 

Filloi në vete të thotë me keqardhje: Sa budalla që jam!! I hedhja diamantet duke menduar se janë gurë vetëm se që të ndjej kënaqësi nga zëri i tyre. Pasha Allahun, po t’ua dija vlerën nuk do t’i hidhja në det, asnjëherë! U nis për në shtëpi dhe në fytyrën e tij shihej qartë keqardhja e tij.

 

—————————————————————-

 

Njihe personalitetin tënd nëpërmjet këtij tregimi!!

 

Peshkatari: Je ti.

 

Qesja me diamante: Është jeta yte.

 

Zëri i ujit: Është epshi yt dhe ëndjet e tua.

 

Errësira e natës: Është shkujdesja yte ndaj Allahut dhe harresa e Tij.

 

Pra, ti (peshkatari), e humb dhe e neglizhon dhe e hedh poshtë jetën tënde (qesen me diamante), dhe veten e çon në shkatërrim dhe pikëllim, në dynja dhe ahiret, vetëm se për të kënaqur me dynjanë (zërin e ujit), në momente shkujdesjeje (errësira e natës) nga Zoti yt, i Cili, të furnizon dhe nga ti nuk gjen falënderim, as në fjalë e as në vepra!

 

Nga tani zgjohu dhe afroju Zotit tënd para se të perëndon dielli dhe të kalon koha!!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives