Friday, 22/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njeriu me karakter fisnik

Njeriu me karakter fisnik

Shembull i karakterit dhe sjelljes për të gjithë muslimanët është natyrisht i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi të) për të cilin Allahu i Lartësuar ka shpallur:
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (Kur’an, 68: 4)
Ai është përshkruar madje edhe nga armiqtë e tij si El-Emin (i besuar).

Tema e karakterit të Profetit është shumë e gjatë dhe kërkon shumë komente për t’ia dhënë hakun. Ne megjithatë, morrëm disa prej shumë haditheve autentike të përfshira brenda librit “Mukhtasir Ash-Shamaa’il” të Al-Muhammadiyah Ibn Saurah At-Tirmidhi, shkruesi i Es-Sunenit i cili ka lindur më 209 pas hixhretit dhe ka vdekur më 279 pas hixhretit.

‘Amr Ibn al-‘Aas (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi të) mund t’i takonte njerëzit më të këqinj dhe të përballej me ta, dhe derisa iu fliste atyre mund të sillte dhembshuri ndaj tyre. Ai mund të përballej dhe të fliste me mua derisa unë mendoja se isha prej njerëzve më të mirë, kështu që e pyeta atë: O i Dërguar i Allahut. A jam më i mirë unë apo Ebu Bekri? Ai tha: Ebu Bekri. Pastaj i thashë O i Dërguar i Allahut, a jam më i mirë unë apo Umeri. Ai u përgjigj: Umeri. Pastaj i thashë: O i Dërguar i Allahut, a jam më i mirë unë apo Uthmani? Ai tha: Uthmani. Kur e pyeta të Dërguarin e Allahut dhe ai më tregoi kisha dëshiruar që mos ta kisha pyetur kurrë. (Tirmidhiu dhe Muslimi-hasen. Buhariu ka një transmetim të ngjashëm)

Enes Ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
I kam shërbyer të Dërguarit të Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, 10 vite dhe ai kurrë nuk më ka thënë as “Uff!”. As nuk më ka thënë për çkado që kam bërë: ‘Pse e  bëre këtë? As nuk më ka thënë për çkado që kam lënë: Pse e ke lënë këtë? I Dërguari i Allahut ishte njeriu më i bukur dhe nuk kam prekur kurrë rrobë prej leshi dhe mëndafsh khaz as mëndafsh të pastër e as asgjë tjetër më të butë se pëllëmba e dorës së të Dërguarit të Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të. As nuk kam nuhatur misk apo parfum më të këndshëm se djersa e të Dërguarit të Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të. (Tirmidhiu, Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi-sahih)

Është transmetuar se Ajshja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
I Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, nuk ishte faahish (i padrejtë dhe i pahijshëm në fjalë ose në karakter) e as mutafahish (ai i cili bën vepra të pahijshme ose të turpshme), as nuk ishte i zhurmshëm në treg, as nuk është hakmarrë me vepër të keqe por më tepër ka mbikëqyrur gabimet dhe ka qenë ai që fal. (Tirmidhiu-sahih)

Gjithashtu, është transmetuar prej saj, Allahu qoftë i kënaqur me të:
I Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, nuk ka goditur asgjë me dorën e tij përveç kur ka luftuar në rrugën e Allahut, as nuk ka goditur ndonjë rob e as grua. (Ibn Maxhe-sahih)
Ajo, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjithashtu ka thënë:
Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut duke i ndihmuar ndonjë keqbërësi i cili ka vepruar atë që Allahu e bëri haram. Nëse ndonjëri nga robërit e Allahut ishte i cënuar ai do të bëhej më i zemërueshmi për këtë. As nuk ka zgjedhur në mes dy çështjeve përveç asaj që ka qenë më e lehtë prej të dyjave përderisa nuk ishte mëkat. (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi-sahih)

Ajo, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjithashtu ka thënë:
Një njeri kërkoi leje për të hyrë te i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, derisa unë isha me të dhe ai tha: I përçmuar është djali i Al-Ashirah (ose) vëllai i Al-Ashirah. (Ky ishte një emër të cilin arabët e përdornin për ta përshkruar personin me karakter të keq, posaçërisht ai i cili përdorte fjalë të turpshme). Ai pastaj i dha leje personit dhe kur ai hyri foli me të. Kur ai shkoi, unë i thashë: O i Dërguar i Allahut! Ti the gjëra që i bëre pastaj ti ishe shumë i butë në bisedë me të. Ai u përgjigj: Oj Ajshe, më i keqi prej njerëzve është ai të cilin e lënë njerëzit ose prej të cilit njerëzit shmangen për shkak të dyshimit në moralin e tyre. (Tirmidhiu, Buhariu-sahih)

Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar:
Profeti, paqja e Allahu qoftë mbi të, i pranonte dhuratat dhe i kthente me dhuratë. (Tirmidhiu, Ahmedi, Buhariu, Ebu Davudi-sahih)
Xhabir Ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
Kurrë nuk është pyetur i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, për diçka e të cilës i është përgjigjur jo. (Atij asnjëherë nuk i është kërkuar ndonjë gjë për të cilën ai do të thoshte ‘Nuk do të ta jap’ duke refuzuar atë njeri. Nëse do të ishte e lehtë për ta bërë një gjë të tillë ai do t’ia jepte ose do t’i thoshte fjalë të mira ose do të kërkonte falje për atë person.) (Buhariu dhe Muslimi-sahih)

Ibni Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
I Dërguari i Allahut ishte njeriu më bujar dhe ai ishte më bujari në Ramazan. Xhibrili vinte dhe ia mësonte Kur’anin dhe kur i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, e takonte Xhibrilin ishte më bujar se erërat e lehta. (Buhariu dhe Muslimi-sahih)

Enes Ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
I Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, nuk ka mbajtur asgjë për ditën tjetër. (Kjo ishte për shkak të besimit të plotë në Allahun. Ai megjithatë do të mund të mbante mjaft (ushqim) për familjen e tij përkundër varfërisë së të afërmve të tij krahasuar me veten e tij për t’iu treguar pasuesve të tij mënyrën e sjelljes në raste të tilla). (Tirmidhiu-sahih)
Kurrë nuk kishte ndonjë person me karakter të tillë të përsosur dhe të harmonishëm. Mençuria e tij është e pakrahasueshme në kronikat historike dhe deri në ditët tona miliona njerëz kanë trashëguar të mira prej fjalëve të tij dhe kanë bërë zbulime të reja të cilat kanë ndikuar pozitivisht në jetën e tyre, përveç atyre që kanë qenë të verbër nga paragjykimet dhe kufri të cilët nuk kanë mundur ose kanë refuzuar ta njohin madhështinë e tij. Ne gjithmonë duhet të përpiqemi ta imitojmë atë në çdo aspekt të jetës sonë. Ky ishte funksioni më i rëndësishëm i Pejgamberisë, të qenët shembull për besimtarët. Ne duhet të mësojmë aq sa të mundemi për Muhamedin, paqja e Allahut qoftë mbi të, njëherë të krahasohemi me të dhe kur ta zbatojmë shembullin e tij në mënyrën praktike ne do të shohim rezultate të mrekullueshme. Ne gjithashtu duhet ta edukojmë veteveten që të jemi të gatshëm t’u përgjigjemi sulmeve të pavërteta dhe të liga kundër karakterit të Profetit të cilat drejtohen nga injorantët, armiqtë e Allahut dhe hipokritët.

Marrë nga: www.gulf-times.com
Përktheu: Fexhrie Kaçiu

Categories

Archives