Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij

Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij

MBULESAT E ZEMRËS SË NJERIUT

Ibrahim ibën Ed’hem,-Allahu e mëshiroftë!- , ka thënë: “Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij:
1. Gëzimin.
2. Mërzinë
3. Kënaqësinë.

Nëse gëzohesh për diçka prezentë, ti je lakmues, kurse lakmuesi është i privuar.
Nëse mërzitesh për të humburën, ti je i hidhëruar dhe i hidhëruari është i dënuar.
Dhe, kur gëzohesh ti mahnitesh me vetveten kurse vetëpëlqimi asgjëson punën”.

Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar!,- ku ka thënë:
‎مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْ‌ضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَ‌أَهَا ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّـهِ يَسِيرٌ‌ ﴿٢٢﴾ لِّكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَ‌حُوا بِمَا آتَاكُمْ ۗ وَاللَّـهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ‌ ﴿٢٣﴾ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُ‌ونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ ۗ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّـهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ ﴿٢٤﴾

“S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që ëshë shënur më parë në Libër, – kjo për Perëndinë, me të vërtetë, është lehtë! Ashtu qe te mos dëshpëroheni tepër për atë qe ju ka kaluar, e as te mos gëzoheni tepër me atë që Ai (Allahu) u ka dhënë, sepse Allahu nuk e do asnjë arrogant që lavdërohet të tjerëve. Ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm”.
(Kur’an: El Hadid, 22-24).

Marrë nga libri:- “Hiljetul Eulia”- 8/34.

Categories

Archives