Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njeriu i mençur – Hoxhë Enis Rama



Njeriu i mençur  – Hoxhë Enis Rama

Njeriu i mençur

Një dijetar Uehb ibn Munebe ka qenë prej njerëzve të mençur dhe ka thënë:

Besimtari duhet me mençuri me adhuru Allahun, kur e kanë pyet çka është mençuria, ka thënë i mençuri i ka 10 CILËSI:





1. Njeriu i mençur nuk duhet me qenë mendjemadh.
2. Njeriu i mençur është ai i cili të tjerët janë të sigurt prej tij dhe kanë përshtypje se kurrë nuk ju bën keq.
3. Njeriu i mençur është ai i cili i ndjek të parët e tij, që kanë qenë njerëzit e ditur që të parët e tij të hershëm janë sahabët e deri te Muhamedi alejhi selam.
4. Njeriu i mençur është ai i cili bëhet shembull për të mirë te njerëzit tjerë.
5. Njeriu i mençur është ai i cili nuk bën punë të keqe që njerëzit tjerë pastaj të bëjnë atë punë të keqe.
6. Njeriu i mençur është a i cili më e dashur për të është varfëria në hallall se sa pasuria në haram.
7. Njeriu i mençur është ai i cili punët e mira i sheh që pak ka bo e gjunahet i sheh se shumë ka bë.
8. Njeriu i mençur është ai i cili edhe pse është i fundit po faqebardhë se sa i pari faqezi.
9. Njeriu i mençur është ai i cili nuk lodhet duke iu shërby (ndihmu) njerëzve.
10. Njeriu i mençur është ai i cili si del prej shtëpisë kënd te sheh thotë ky kushedi sa punë të mira ka, e une ku jam.

Ligjeratë nga Hoxhë Enis Rama