Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njeriu i fundit qe do te futet ne Xhennet


Njeriu i fundit qe do te futet ne Xhennet


zjarri

I Derguari i Allahut a.s. na tregoi rrefimin e njeriut te fundit qe del nga zjarri dhe futet ne Xhennet,dhe diskutimin qe u be midis tij dhe Zotit te tij,si dhe begatite e medha qe ia dhuroi atij.

Transmeton Ibn Mesudi r.a. se Muhamedi a.s. tha:
“Une e di njeriun e fundit qe del nga zjarri dhe i fundit do te futet ne Xhennet,eshte nje njeri qe del nga zjarri duke u zvarritur,dhe Allahu i thote atij:
Shko dhe futu ne Xhennet“.
Kur ai vjen aty i duket sikurse eshte plote,kthehet dhe thote:

“O Zot, e gjeta plote”.I thote Allahu i Lartesuar:
Shko dhe futu ne Xhennet,ti aty e ke sa dynjaja dhe sa dhjete here sa ajo!
“I thote ai:”A perqeshesh me mua dhe Ti je Mbreti?!”
(Tha Abdullah inb Mesudi):
“Qeshi i Derguari i Allahut a.s. derisa iu duken dhemballet e tij.Flitej se ai ishte njeriu me i ulet ne Xhennet.

2- Transmeton Ibn Mesudi r.a. se Muhamedi a.s. tha:
“Njeriu i fundit qe hyn ne Xhennet,eshte nje njeri qe here ecen dhe here rrezohet dhe nje here tjeter e godet vala e zjarrit,e kur ta kaloje ate,kthehet nga ai dhe thote:
“I Madheruar qofte ai qe me shpetoi nga ti,Allahu mua me dhuroi dicka qe nuk i dhuroi as te pareve dhe as atyre pas meje”.Atehere i paraqitet atij nje peme dhe thote:”O Zot me afro afer asaj peme qe te hy nen hijen e saj dhe te pi nga uji i saj“.
Allahu i Lartesuar i thote:”O Bir i Ademit,nese do ta dhuroj ate a do te me kerkosh tjeter?
I thote:”Jo o Zot”.Dhe i premton se nuk do t`i kerkoje dic tjeter.Tha Muahmedi a.s.:”Zoti i tij i Larte i`a pranon atij faljen sepse i paraqet gjera qe nuk mund te kete durim nga ato,keshtu Ai e afron afer saj,hyn nen hijen e saj dhe pi nga uji i saj,pastaj i paraqitet atij nje peme edhe me e bukur se e para dhe ai thote:
“O Zot me afro tek ajo peme qe te pi nga ajo dhe te hy nen hijen e saj,nuk do te kerkoj tjeter:
Allahu i  thote:”O Biri i Ademit, a nuk me premtove se nuk do te me kerkosh tjeter?
“Dhe i thote:”Sikur te afroj tek ajo a do te me kerkosh ti prap tjeter?” Ai i premton atij falje sepse i paraqet gjera qe nuk mund te kete durim nga ato,keshtu qe e afron tek ajo dhe ai hyn nen hijen e saj dhe pi nga uji i saj.Pastaj i paraqitet nje pem tek dera e Xhennetit,e cila eshte me e mire se dy te parat.Njeriu i  thote:”O Zot,me afro te futem tek ajo qe te hy nen hijen e saj dhe te pi nga uji i saj,dhe nuk do te kerkoje tjeter”.
Allahu i thote:
O biri i Ademit,a nuk me premtove se nuk do te me kerkosh tjeter?”
I thote o Zot:”Nuk do te kerkoj tjeter”.Zoti i tij i pranon faljen sepse i paraqet gjera qe ai nuk mund te duroje nga ato,keshtu qe e afron tek ajo.Kur te afrohet aty ai degjon zerat e banoreve et Xhennetit,dhe thote:
“O Zot,me fut aty”.
I thote Allahu:”O bir i Ademit cfare te kenaq, aje i kenaqur te jape sa bota dhe njeher sa ajo?
Thote:”O Zot, a po perqeshesh me mua dhe Ti je Zot i boteve?”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Falu…edhe pse...

Me kete rast qesh Ibn Mesudi dhe thote:”A nuk me pyesni perse po qesh?”
I thane:”Perse po qesh?”Keshtu qeshi dhe i Derguari i Allahut a.s.dhe i thane:”Perse qeshe o i Derguari i Allahut?Tha:
“Nga te qeshurit e Zotit te boteve.Kur ai i tha:”A perqeshesh me mua dhe Ti je Zote i Boteve?”
Allahu i thote:”Une nuk perqeshem me ty,por Une bej cfar deshiroj“.
Ebu Seidi r.a. ne fund te transmetimit te tij shtoi edhe kete:”…Allahu i perkujton atij te kerkoje sa te doje dhe kur ti nderpritet shpresa atij Allahu i thote:”Ti i ke ato dhe dhjete here si ato:”
I Derguari i Allahut a.s.thote:”Pastaj hyn ne shtepine e tij ku i vinje dy grate e tij nga hyjrite dhe i thone:”Falenderimi i takon Allahut qe te ngjalli per ne dhe na ngjalli ne per ty”.
Muhamedi a.s. thote:”Askujt nuk i eshte dhene sikurse me eshte dhene mua”
(thote banori i fundit qe do te hyj ne Xhennet)

image_pdf

Categories

Archives