Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njerëzve të asaj kohe do t’u largohen mendtë



Njerëzve të asaj kohe do t’u largohen mendtë

Ebu Musa el-Esh’ari, radijAllahu ‘anhu, transmeton:
I Dërguari i Allahut, ﷺ, ishte duke na folur dhe tha:
“Para Ditës së Gjykimit do të ketë herxh.”
Thanë: “Ç’është ajo herxh?”
Ai tha: “Gënjeshtra dhe vrasja.”
Thanë: “Më shumë sesa vrasim sot?”
Ai tha:
“Nuk është kjo që i vrisni mosbesimtarët (nëpër luftëra). Por, do ta vrisni njëri-tjetrin, saqë do të ketë të atillë që dikush do ta vrasë komshinë e vet, dikush do ta vrasë vëllain e vet, dikush do ta vrasë xhaxhain e vet dhe dikush do ta vrasë çunin e xhaxhait.”
Thanë: “I Lartësuar është Allahu! A do të kemi mend në atë kohë?”
Ai tha:
“Jo. Njerëzve të asaj kohe do t’u largohen mendtë . Atëherë njeriu do të mendojë se ka diçka, por nuk ka asgjë.”
Ahmedi, 32/409.
Shejh Albani në “Silsile Sahiha” nr. 1682.