Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

“Njerëzit e pyetnin pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] rreth gjërave të mira, por unë …

“Njerëzit e pyetnin pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] rreth gjërave të mira, por unë …

Hudhejfe ibn el-Jeman ka thënë:
“Njerëzit e pyetnin pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] rreth gjërave të mira, por unë
e pyesja rreth gjërave të këqija, sepse tutesha se mos po më kaplonin. Thashë:
– O i Dërguar i Allahut, ne ishim të humbur në injorancë dhe ligësi, pastaj Allahu e
pruri këtë të mirë [Islamin]. A do të vjen ndonjë e keqe mbas kësaj të mire?
– Po -, tha ai.
– A do të ketë mirësi mbas asaj të keqeje?
– Po, por do të jetë e njollosur me të keqe.
– Si do të jetë kjo njollosje?
– Do të ketë njerëz që do t’i udhëzojnë të tjerët në rrugë të ndryshme nga e imja. Ju
do të shihni në ta si të mira, ashtu edhe të këqija.
– A do të vjen ndonjë e keqe mbas asaj mirësie?
– Disa njerëz do të çohen e do të thërrasin tek portat e xhehenemit. Kushdo që i
përgjigjet thirrjes së tyre, do ta hedhin në Zjarr.
– O i Dërguar i Allahut, na i përshkruaj ata.
– Ata do të jenë nga populli jonë dhe do ta flasin gjuhën tonë.
– Çka më këshillon të bëj, nëse e përjetoj këtë.
– Mbahu me xhematin e muslimanëve dhe me udhëheqësin [imamin] e tyre.
– Çka nëse s’ka as xhemat e as udhëheqës.
– Izolohu nga krejt këto grupe, edhe nëse të duhet të hash rrënjët e pemës, derisa të
të vjen vdekja ndërsa je në atë gjendje.

Categories

Archives