Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njerëz pa atdhe


Njerëz pa atdhe


Kishte ardhur si fëmijë në Gjilan e tashti ka hyrë në moshën e pjekurisë e ka kaluar të tetëmbëdhjetat, por ai me asnjë dokument nuk mund ta dëshmojë se sa vite i ka e as nga është apo edhe se ku banon, ngase është njeri pa atdhe. Secili njeri ka një shtet të origjinës.

Ka njerëz që me vite jetojnë si refugjatë, të zhvendosur e të dëbuar nga shtëpitë e tyre, por ata kanë një vend të origjinës, kanë ndonjë dokument, por nuk mund të jenë njerëz apatrid. Ndryshe nga kjo praktikë, në komunën e Gjilanit ka mbi 1000 njerëz që janë pa kurrfarë nënshtetësie e pa asnjë dokument.

Njerëzit e tillë origjinën e kanë nga komunat e Kosovës Lindore, nga Presheva, Medvegja e Bujanoci dhe ka mbi 14 vjet që jetojnë në komunën e Gjilanit, por ata nuk kanë asnjë lloj dokumenti me të cilin mund të dëshmojnë se janë banorë të kësaj komune, ata nuk kanë as dokumente të Serbisë.

Bashkëbiseduesi i ynë kishte ardhur nga Malësia e Bujanocit në vitin 1999, që nga koha kur të tërbuar nga humbja në Kosovë, forcat serbe mllefin e tyre e kishin zbrazur në fshatrat shqiptare të Malësisë së Bujanocit e tashti personazhi i ynë i ka 19 vjet dhe edhe pse ka përfunduar shkollën e mesme, nuk ka pasur mundësi t’i vazhdojë studimet, ngase nuk ka kurrfarë dokumenti.

Ai nuk po mund as të regjistrohet për të marrë lejen e vozitjes, kurse kur shkon të marr dokumente në Serbi i kërkojnë të dëshmojë se nuk është banor i Kosovës, e në Kosovë ndodh e kundërta i kërkohet që të dëshmojë se nuk është banor i Serbisë.

 

Pa letërnjoftim kanë mbetur edhe të rriturit. Gani Shaqiri, kur ishte dëbuar nga Suharna e Malësisë së Bujanocit, që nga vitit 1999, në Gjilan kishte udhëhequr Këshillin e të Dëbuarve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci dhe të gjithë e dinë aktivitetin e tij në këtë këshill, sikurse që ai më pas ishte aktivist edhe në Lëvizjen “Vatra”, por as ky nuk ka ndonjë dokument identifikimi të Kosovës.

Në fillim, kur ai kishte ardhur në Kosovë nuk kishte dashur të pajiset me dokumentet e UNMIK-ut, ngase sikurse të gjithë shqiptarët e dëbuar nga Lugina e Preshevës edhe Ganiu kishte shpresë se do të ktheheshin në vendlindjet e tyre.

Më pas, edhe ai sikurse shumë bashkëvendës të tij u desh që të sigurojë një krah dokumentesh për të dëshmuar munduar të dëshmojë se ka të drejtë për dokumente në Kosovë, por shumë shqiptarë të asaj ane u përballën me procedura të komplikuara për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Agani: Presidentja me fuqi monarku

Ka familje, që disa nga anëtarët janë me dokumentacion e të tjerët jo. Më lehtë kalojnë ata që në fillim ishin regjistruar me procedura të UNMIK-ut.

Lëvizja “Vatra” me vite të tëra kishte bërë trysni te institucionet kosovare, por edhe te ato komunale në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që të gjendet ndonjë zgjidhje për këta banorë dhe së fundi duke menduar se suksesi i tyre më i madhe në këtë drejtim do të ishte sikur të shndërroheshin në ndonjë lëvizje politike, ata e bënë një gjë të tillë dhe kandiduan në zgjedhjet komunale si për këshilltarë në Asamblenë Komunale, ashtu edhe për kryetar komune.

Një këshilltar në Asamblenë Komunale kjo është e arritura e Lëvizjes “Vatra”, por siç thotë Sejdullah Kadriu, kryetar i kësaj Lëvizje, qëllimi i tyre ndër të tjera ka qenë që duke qenë pjesë e institucioneve, veç të tjerash do të angazhohen edhe për pajisjen me dokumentacion të të dëbuarve, të zhvendosurve e të shpërngulurve nga Kosova Lindore.

Siç thekson Kadriu, këtyre personave po u mohohet e drejta në shkollim, e drejta për pajisje me patentë shoferi, e drejta për të pasur pasaportë, e drejta në punësim, e drejta për pension dhe shumë të drejta të tjera. Ai thotë se ata duke mos pasur asnjë lloj dokumenti, nuk mund të shkojnë as në Serbi, as atje ku e kishin vendlindjen dikur.

Sipas Kadriut, duhet të lehtësohen procedurat për marrjen e nënshtetësisë.

Edhe Lutfi Haziri, deputet në Kuvendin e Kosovës, disa herë kishte ngritur këtë çështje, e cila sipas tij kërkon zgjidhje. Haziri ka theksuar se në Kosovë nënshtetësinë më lehtë e marrin kinezët se sa banorët e Luginës së Preshevës, andaj siç ka thënë ai, njëri ndër angazhimet e tij të para pasi që ta marrë udhëheqjen e komunës është hapja e një zyre për Luginë të Preshevës, ngase, siç ka thënë Haziri, një gjë e tillë është e paraparë edhe me Rezolutën të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës, rezolutë për të cilën bashkësponsorë kishin qenë Lëvizja “Vatra” dhe ai vetë. /Zëri/

Categories

Archives