Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Një vështrim shpirtit

Një vështrim shpirtit

Një vështrim shpirtit
(Hoxhe Enis Rama)
shpirti
Allahu i madhëruar e krijoi njeriun nga një përzierje e bashkëdyzuar e cila në vete përmban virytet dhe vese.Arsyeja e kësaj është të sprovohet njeriu,se cila nga këto dy fuqi do te ngadhënjej tek ai.Me përfilljen e mësimeve Hyjnore dhe arsyes së shëndosh ,ai do të jëtë i aftë që t’i mposhtë tendencat e liga,vesin,të shëmtuarën dhe te kotën,ndërsa nëse tregohet neglizhent ndaj këtyre mësimeve,ai nuk do të jetë i gatshëm që të përballet me to ngase nga kjo arenë do të dalë i si i mposhtur.

Disa prej këtyre veseve arrijnë te shfaqen dhe të bëhen pjesë e sjelljeve dhe kulturës së njeriut,e disa të tjera të cilat mbesin të pa mposhtura dhe nuk dalin në sipërfaqe.Por,ndodh që njeriu të mishërohet me këto vese deri në atë masë sa që nuk vëren se ato i dirigjojnë qëndrimet dhe sjelljet e tij.Prandaj lindë nevoja për një mënyrë të përkryer dhe të sigurt që t’i ndihmojë njeriut për të mundur veset e tij.

Rruga për eliminimin e këtyre veseve padyshim se nuk është e shkurtër dhe pa sakrifica.Mirëpo,çdo rrugë e gjatë fillon me një hap,e pastaj me insistimin e vazhdueshëm për të arritur në cakun dëshiruar ajo mbaron.Hapi i parë dhe vendimtar në këtë rrugë është që njeriu të pranojë betejen me veten e tij dhe pastaj të zhytet në thellësin e saj,për të zbuluar dobësitë dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij.Dijetarët e mirfilltë e bënin një gjë të tillë me veten e tyre,madje disa i publikonin rezultatet e kërkimit të tyre,në mënyr që ato të shërbenin si modele dhe ecuri për të tjerët.

Lexuesve te këtij shkrimi po ua paraqesim një përvojë të kombinuar të atyre që me një guxim të madh u zhytën në thellësitë e shpirtit dhe një her e përgjithmonë ngadhënjyen ndaj të keqës dhe të ligës.Prandaj le të shërbje përvoja e tyre si një pasqyrë para së cilës do t’i vëjmë vetat tona,ashtu që të shohim atë që kishin zbuluar ata,e më pas le t’i ndjekim gjurmët e tyre për të ngadhënjyer në këtë luftë.

Le të shohim pra se cilat janë rezultatet e këtyre zbulimeve!

– Shpirti e do rahatin dhe pushimin,ndërsa urren punët e mundimshme edhe nëse janë për hir të Zotit dhe në rrugën e Tij.

– Ai posedon mjeshtri të rrallë në paraqitjen e arsyetimeve të ndryshme që kanë për qëllim largimin e përgjegjësis në punë dhe kontribut.

– Gjithashtu,ai ka kurreshtje të tepruar dhe shfaq interesim të madh përkitazi me punët që nuk i takojnë dhe nuk janë përgjegjësi e tij.

– Ata gjetën se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dëshira për t’i shërbyer atij e asnjëher që ai t’i shërbej ndokujt.

– Vërejtën se qoftë edhe një fjalë më e rëndomtë ka mundësi të shpërthejë hidhërimin në të,e më pas vazhdimisht të këmbëngul në hakmarrje ndaj atij që e ka lënduar.

– Unit aspak nuk i pëlqejn fjalët “nuk e di” dhe nëse ndodh që të pyet ndokush që e konsideron atë të dijshmë,atëher mundohet që me çdo mjet ta arsyetoj këtë bindje qoftë edhe me padituri.

– Në polemika mundohet me çdo kusht të fitoj dhë gëzohet shumë nëse arrin këtë,ndërsa nëse ndodh që kundërshtari t’ia qëllojë të vërtetes,atëhër kjo gjë e dëshpron pamasë.

– Nëse ndodh që të ketë ngatërresa ose mospajtim me ndokë atëher i gëzohet çdo fatkeqësie që i ndodhë atij,qoftë edhe devijimin nga feja

– Kur gabon,insiston me të gjitha mjetet e mundshme ta arsyetojë gabimin duke pretenduar se çdokujt i ngjan një gjë e tillë.E nëse nodh që tjetri ta bëjë të njëjtin gabim,atëherë asnjë prej arsyetimeve për vete nuk i shpreh për atë.

– Kur prezanton në ndonjë tubim,ai do që të dëgjohet zëri i tij ,pavarësisht se a është drejtë a jo,kurse ajo që më së tepërmi preferon në këto tubime është biseda për aftësitë dhe sukseset e tij.

– Shum begati të cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kanë lakmi të tjerët,mundohet që t’i arsyetoj se janë nga vet mundi dhe kuntributi i tij,e asesi ose shumë rrallë e përmend se kjo është thjeshtë dhuratë e Zotit për të,e mbase shum lehtë dikush tjetër ka mundur të jetë në vendin e tijë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e keni ditur?

– Nëse i bën mir ndokujt,atëher kërkon që ky t’i mbetet atij borxhli i përjetshëm,përndryshe pason ankimi publik dhe përbuzja e vazhdueshme.

– I bëhet qejfi shumë kur gabon ndokush në shoqëri,e ky të nxitojë ta përmirsojë atë.

– Ai friksohet shumë nga varfëria dhe jeta e rëndë,e kjo mundë të shpie edhe në punë dhe aktivitete të ndaluara në mënyrë që ta sigurojë ekzistencën,pavarësisht dëmeve që i sjell ky fitim për fenë e tij.

– Nëse kërkohet prej tij të japë lëmoshë apo të kontribojë për ndonjë projekt të dobishëm,atëhër arsyetohet se i duhen atij dhe familjes së tij.

– I pëlqen bartja e fjalëve dhe shumë lehtë i beson thashethëmeve ,në veçanti atyre që i shkojnë përshtati.

– Emocionet shpeshherë ndodh të jenë aleat i fuqishëm kundër logjikës së shëndoshë,e që në bazë të kësaj aleance të dështuar,ai ndërton qëndrime dhe merr vendime.

– Nuk e prish rehatin dhe komoditetin edhe nëse një gjë e tillë e kërkon kryerja e ndonjë obligimi apo largimi nga ndonjë e keqe.

– Mllefoset për gjërat e tjeshta të kësaj bote dhe nuk përban mllefin që po shpërtheu merr me vete shumë viktimia.

– Prej të ligave të shpirtit është se begatitë e dhuruara atij nga Allahu nuk i çmon,por gjithnjë lakmon të huajat.

– E nëse ndodh t’i çmojë ato,atëherë nuk e falënderon Allahun ose së paku e bën këtë vetëm me gjuhë duke mos çarë kokën për format e tjera të falënderimit.

– Nëse e godet ndonjë gjë e pakëndshme ose nuk i realizohet ajo që synon,atëher hidhërohet në caktimin e Zotit.Nëse e përmban vetën nga fjalët,ai nuk përmbahet dot nga mendimi se po të nodhte ndryshe,do të ishte më mirë për të dhe më e dobishme.

– Nuk i pëlqen aspak vetëkritika,ashtu që për çdo akuzë,qëndrim negativ ose kur hasë në tretman të papërshtatshëm nga të tjerët,në vend se ta korrigjojë sjelljen dhe moralin e tij,ai i akuzon të tjerët se ia bëjnë këtë ngase është musliman/e dhe se ata e urrejnë Islamin.

– Dëgjon ligjërata dhe prezenton në shumë tubime të dobishme,mirëpo të gjitha ato që i përfiton përfundojnë më fjalët “do ta bëjë e do t’ia fillojë”.

– Më herët ka pasur një të kaluar të bujshme dhe ka qenë vazhdimisht i privilegjuar dhe tani kur është bërë pjesëtar i ri i shoqëris islame nuk i intereson fakti se në atë shoqëri ka shumë të atillë si ai,por kërkon nga të tjerët që kjo shoqëri e gjërë ta trajtoj ashtu si e kishte trajtuar dikur shoqëria e tij e ngushtë,dhe nëse ndodh e kundërta atëherë i akuzon të tjerët se nuk e kanë kuptuar vlazërinë islame.

– Pasi që tani vet është udhëzuar dhe i ka hapur sytë në rrugën e Zotit,të tjerët i shikon nga lartë dhe me përbuzje,si të mjerë e të devijuar,e nuk i shikon me syrin e mëshirës dhe të kaluarës së tijë se edhe ai dikur kishte qenë si ata dhe se Zoti e përfshiu me mëshirën e Tij.

Këto janë disa nga pikat që ia vlen të përmenden,e që nuk do të thotë se janë të vetmet apo të gjitha të pranishme te një individ.Prandaj nuk bën të kuptohet se janë përfshirë të gjithë me këto vrejtje,mirëpo ajo që kërkohet të kuptohet nga e tërë kjo janë dy gjëra:

– të njihemi me hapat e parë drejt fisnikërimit të shpirtit dhe

– të kemi një pasqyrë për të parë veten tonë dhe një model për tu krahasuar me të.

Prandaj,këshilloj të gjithë ta ndërmarrin këtë hap të guximshëm dhe t’ia lexojnë vetes së tyre këto të meta para se ato të lexohen në Ditën e Gjykimit.

Punuar nga:Enis Rama

Tags:

Categories

Archives