Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nje tregim shume prekes dhe mbreselenes

Nje tregim shume prekes dhe mbreselenes

eroll rexhepi

Nje tregim shume prekes dhe mbreselenes

Shkruan Agon Bala

Në vitin 1998 në një betëjë- (betejën e Zharës “Junik”)- po tregon hoxha në fjalë- ishim duke luftuar kundër armikut ku zhvillonim një luftim të ashpër, aty një mik m’u plagos e qe të dy ram anash rrugës.
-Mikun t’im e kishin plagosur në krahun e djathtë (në dorë)! Nuk dija se ç’farë të bëja!!! E mora dhe m’u desh rrugë e gjatë ta dërgoja deri në bazë (shtabë të UCK-së), isha i lodhur i rraskapitur, mirëpo nuk mund ta lëja në atë gjendje. – Tregon hoxha: – ai më njehë me nofkën Hamza ose (Ebu Hamza), si të gjithë bashkëluftëtarët e mi… Një ditë prej ditëve kontaktova më një Komandant dhe më tregoi se personi në fjalë është gjallë, shëndoshë e mirë, pas 14 viteve e kërkova në Facebook me ndihmën e disa bashkëluftëtarëve dhe e gjeta Mikun të cilin nuk e kisha parë prej asaj dite që e kam dorëzuar të plagosur në shtabë dhe i shkruva: Përshendetje… unë jam Eroll Rexhepi (Hamza) shoku yt i luftës dhe ai i cili të ndihmoi në momentin e plagosjes tënde!!! -Ja edhe numri im i telefonit mobil…Vazhdon Hoxha.
-Më thirri pas pak minutave i emocionuar dhe thuajse me lotë në sy e më tha: Të kam kërkuar nëpër qiell e të gjeta në tokë, kam pyetur shumë për ty o “Hamza” por skam ditë se si të kërkoi, ti qenke Erolli, dhe Eroll do të thërras, një gjë më kujtohet dhe e kujtoi shpesh: Isha në duart e tuaja as i gjallë e as i vdekur, ta shihja mjekrrën me gjak, ishe i lodhur mirëpo ti më mbaje në duart e tuaja si të isha vëllau yt nga nëna!! -A e ki hala atë mjekërr o Eroll (Hamza)!?
-Tregon hoxha e pyeta për shëndetin e tij, më tha: Unë kam bërë 16 intervenime që ta kem një dorë artificiale, se dorën e djathtë e kam amputuar, ti e din dorën time ja kam dhuruar tokës së Kosovës. Jam duke qëndruar dhe punuar në SHBA, se Vallahen do të vija tek ti, do përqafoja mjekrrën tënde e cila ishte me gjak në atë kohë dhe të të falënderoja për atë se qfarë ke bërë për mua, të jam mirënjohës dhe falënderoj Zotin që ma mundësoi të të takoi…
Hoxha me lot në sy i tha: -Jam i emocionuar dhe më kujtove një ngjarje interesante nga jeta ime, edhe mua më ka marrë malli për ty, dhe InshaAllah dikur do të të shohë, të paktën u gëzova që ti je gjallë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  THYERJA E ZEMRËS ËSHTË MË E RËNDË SE SA AJO E ESHTRAVE

Ky është hoxha i Xhamisë “Mesxhidi i Madh” –në Pejë, Eroll Rexhepi.

Categories

Archives